Monday, June 23, 2014

Engagement

Fustani i mamit godet sërish!
Kësaj here nuk ka shumë vite që është blerë, ndoshta 10-13 vite. Më ka pëlqyer gjithmonë dhe ka disa kohë që mami ma ka falur, po nuk e kisha gjetur akoma momentin e duhur për ta veshur. Vendosa ta vishja te festa e fejesës së kushuririt. Preferoj më shumë ngjyrat e celura e të hapura ne kështu festash.
Ndërsa sandalet janë shumë të larta dhe i vesh shumë rralle, pothuajse gjithmon nëpër festa në verë. Kam vetëm këto kaq të larta dhe 'per raste', sepse 'rastet' tani janë aq të rralla sa është e kotë te shpenzosh shumë per dicka që e vesh 3-4 herë në vit.

Monday, June 9, 2014

White on white

I dua shumë kontrastet e forta të ngjyrave.
 Mendova të eksperimentoj në një kombinim monokrom dhe zgjodha të bardhën si më pak të rezikshmen.
Midis varses dhe sandaleve ngjyrat janë shumë të ndryshme, e megjithatë mua më pëlqen shumë ti vesh bashkë. Çanta është new entry, kështu që për disa kohë nuk do hiqet nga dora :P
Ndërsa ripi ishte ide e minutës së fundit, ma kapi syri kur po mbyllja dollapin. Më pëlqeu ndarja që i ben këmishës nga fundi, duket sikur i evidenton më shumë.

Wednesday, June 4, 2014

Big Ben on my skirt

Fundi ishte dashuri me shikim të parë. Eshtë deri te gjuri, mbas trupit dhe me një print fantastik të Londrës. Pra i permbushte të gjitha kushtet për të qënë trend i kohës. Por dashuria e madhe që ndjeva për të më bëri ta blija pa e menduar gjatë.

Zgjedhjen e vëndit për të bërë fotografitë e bëri motra ime.
Pothuajse të gjitha fotografitë shkrepen nga ajo, "detyra" më e re e saj është edhe gjetja e vendit.