Sunday, March 23, 2014

Ride style pranveror


Ditën e shtunë Ecovolis organizoi një ride style, e kthyer tashmë në një traditë në çdo stinë. 
Për shkak të kohës, në eventet e mëparshme nuk kam shkuar dot e u lumturova pa masë që këtë herë munda të marrë pjesë.
Lulet ishin simboli i këtij ride style e ime motër pati idene për të bërë kurora me lule natyrale.
Bazën e formoi me tel të butë, duke thurur gërshet pjesën e brëndshme të një kablli twisted pair (kabëll ethernet). Më pas e mbushi me lule daffodil (nuk e di si quhen në shqip) që gjenden lehtësisht nëpër rrugët e Tiranës.
Unë i shijoj shumë shëtitjet me biçikletë edhe pse nën tension, për shkak të pa sigurisë në rrugë.

Friday, March 21, 2014

Coral blossom

Si një njeri solar që jam (të paktën  kështu thonë :P), e adhuroj diellin. Madje mendoj që edhe humori im ndryshon në varësi të diellit. 
Kjo pranvera me lule shqerra është pjesa më e bukur e vitit per të eksperimentuar me ngjyrat. Jo se në dimër është e ndaluar, por tani ka kohën e saj e nuk bëhet dot pa to. Duket se  garderoba i ka fshehur në thellësi ngjyrat e zymta.

Thursday, March 13, 2014

Daisy in the dusk

Kjo është një nga bluzat e mia të preferuara për këtë dimër. Lulet mbeten një print shumë i dashur.
E kam veshur bluzën edhe me pantallona të zeza, por kombinimi duket pak monoton. Në mes të të zezës e verdha bën shumë efekt.
Per fat të keq fotografitë janë bërë në mbasdite dhe pjesa më e madhe kanë dalë shumë keq :(
Por si thotë populli: 'Më mirë pak e saktë' :)

Tuesday, March 4, 2014

Red riding poncho

Ky kombinim  u frymëzua nga një postim i Chiara Ferragni përpara pak javësh në New York. E kam veshur shume herë pelerinën, por të kombinuar me ngjyra të ngrohta, që ngjyra e kuqe të mos binte shumë në sy.
Sigursht pelerina ime nuk është LV e as këpucët Givenchy e megjithate edhe  në versionin eonomik unë e shijova shumë kombinimin kuq e zi.