Wednesday, February 26, 2014

Vintage midi dress

Nuk mbaj mend sa kohë kam që dua ta postoj këtë veshje, ndoshta që kur e nxora fustanin nga 'sënduku' i mamit para nja dy viteve. Nuk është hera e pare që vesh rroba të mamit, edhe këmishën ketu, nga dollapi i mamit e kam vjedhur :P
Por ky fustan është i vecantë. I përket kohës kur veshjet qepeshin dhe ky është qepur në 1987, atë pranverë kur prindërit e mi jane fejuar. E duke qënë se ata u gëzuan me dy vajza, mami e ruajti per më shume se 20 vjet ne skutat e dollapit :)

Saturday, February 22, 2014

Electric blue dress on father's bithday

Të enjten im at' kishte 55-vjetorin e lindjes. U mblodhëm për një darkë të vogël me familjen e madhe :)
Ajo c'ka do të vecoja dhe që ishte më interesante dhe e papritur për babin ishte torta. 
Ajo ishte (se nuk ngeli asnje thërime) si nje veshje tipike e tim eti: këmishë, kollare dhe xhaketë.
Diskutuam shumë variante dhe kërkonim dicka që ta karakterizonte më së miri babin.
Dhe nuk gabuam në zgjedhjen dhe në surprizën.


Tuesday, February 18, 2014

Dimer pranveror


Mezi po prisja ta bëja këtë post. Kam shumë gjëra të reja veshur, dita është me një super diell dhe fotografitë kanë dalë relativisht të bukura dhe deri diku edhe cilësore. 
Kam rënë ne fur e spo e heq nga trupi :P. Madje edhe fundin e lëkurës. 
Jeans+ leather është një nga kombinimet më të dashura për mua e duke i shtuar pak ngjyra toke e bën edhe më të bukur (me që i kishim dhe cizmet të reja :P)