Wednesday, August 13, 2014

Pala pala

Vapës së padurueshme mund t'i mbijetoj me pak rroba veshur :P, buzë detit, ose duke bërë shopping.
Kanatjerja dhe pantallonat me lule jane dhurata nga njerez të ndryshëm e mua më pëlqyen shumë të kombinuara bashkë.
Tani me flokët e shkurtër, era nuk është asnjëherë në favorin tim :(

Saturday, August 2, 2014

White and fuchsia

Pushimet e mia i ndava në dy pjesë, gjysëm në korrik dhe gjysëm në gusht.
Ato të korrikut nuk u panë ku shkuan, mbaruan shumë shpejt :(
Edhe këtë vit nuk e braktisa mëmëdheun. Përkatësisht Dhërmiun dhe Vlorën.
Fotografitë dhe postimet e tjera në vazhdim do jenë nga pushimet.
Looking forward  për pjesën e dytë.

Sunday, July 27, 2014

The perks of having the birthday in summer

Në 13 korik ishte ditelindja ime e 25-të.
E fotografitë më ranë në dorë pak ditë më parë.
Ishte një nga ditëlindjet më të bukura ever :D
Zgjodha plazhin e Spillesë në Kavajë, një nga vendet e mia të preferuar, për të kaluar ditën.
Aty ku ndërthuren shumë bukur plazhi me pyllin, ne patëm kënaqësinë të shijonim drekën nën hijen e pishave.

Saturday, July 26, 2014

Caramelized


Me shumë punë, shumë provime e shumë pak pushime arrita të bëhesha pak çokollatë.
Birkenstock përveç se janë must i kësaj vere, janë shumë praktike dhe të rehatshme. Vishen me gjithçka dhe kudo.
Fustani me frutull shumë femëror, me ngjyrën e tij të zbehtë, nxjer ne pah nxirjen e shumë dëshiruar të plazhit.
Tanning - Loading :P

Monday, June 23, 2014

Engagement

Fustani i mamit godet sërish!
Kësaj here nuk ka shumë vite që është blerë, ndoshta 10-13 vite. Më ka pëlqyer gjithmonë dhe ka disa kohë që mami ma ka falur, po nuk e kisha gjetur akoma momentin e duhur për ta veshur. Vendosa ta vishja te festa e fejesës së kushuririt. Preferoj më shumë ngjyrat e celura e të hapura ne kështu festash.
Ndërsa sandalet janë shumë të larta dhe i vesh shumë rralle, pothuajse gjithmon nëpër festa në verë. Kam vetëm këto kaq të larta dhe 'per raste', sepse 'rastet' tani janë aq të rralla sa është e kotë te shpenzosh shumë per dicka që e vesh 3-4 herë në vit.

Monday, June 9, 2014

White on white

I dua shumë kontrastet e forta të ngjyrave.
 Mendova të eksperimentoj në një kombinim monokrom dhe zgjodha të bardhën si më pak të rezikshmen.
Midis varses dhe sandaleve ngjyrat janë shumë të ndryshme, e megjithatë mua më pëlqen shumë ti vesh bashkë. Çanta është new entry, kështu që për disa kohë nuk do hiqet nga dora :P
Ndërsa ripi ishte ide e minutës së fundit, ma kapi syri kur po mbyllja dollapin. Më pëlqeu ndarja që i ben këmishës nga fundi, duket sikur i evidenton më shumë.

Wednesday, June 4, 2014

Big Ben on my skirt

Fundi ishte dashuri me shikim të parë. Eshtë deri te gjuri, mbas trupit dhe me një print fantastik të Londrës. Pra i permbushte të gjitha kushtet për të qënë trend i kohës. Por dashuria e madhe që ndjeva për të më bëri ta blija pa e menduar gjatë.

Zgjedhjen e vëndit për të bërë fotografitë e bëri motra ime.
Pothuajse të gjitha fotografitë shkrepen nga ajo, "detyra" më e re e saj është edhe gjetja e vendit.

Sunday, May 18, 2014

2nd Birthday!!!


Ne u rritëm u bëmë 2 vjec! :)
Pak me vonesë festimet e ditëlindjes, po na karakterizon  vonesa në postime:P
2 vjet, 148 postime, disa here dëshira për të hequr dorë, vërejtje dhe fjalë të mira.
Më duket sikur po bëj 'New Year resolution' :P
Piksynimi për këtë vit është shtimi i postimeve dhe në festimet e 3 vjetorit të jenë bërë 300.



Tuesday, May 13, 2014

Blooming spring


Pantallonat e kuqe/porokalli janë dashuria ime më e re.
Mendova t'i vishja me ndonjë bluzë/këmishë me ngjyrë të fortë, që te dyja të vinin në pah njëra tjetrën.
Mëndja më shkoi te këmisha blu me topa të bardhë, po pastaj mendova: "Ngela duke veshur vetëm këtë", dhe syri më kapi këtë kanatjeren përsëri me topa. Ngjyra nuk është e fortë, po besoj e bëri efektin që doja :)

Monday, April 28, 2014

Black and green

Aq të gjata janë ditët e mia sa që veshja e takave është vrastare për kembët.
Po kur sigurohem që do ri pothuajse ulur, me gëzim të madh i nxjer nga dollapi :D
Ndoshta një model i dalë mode, por për mua mbeten dashuri me shikim të parë.
Fundi i veshur këtu i sjellë më klasik e më femëror me këmishën pa jakë me detaje të zeza.
Ç'paska qënë dhe kjo këmisha, aq e tejdukshme sa mi nxori "të palarat" :P

Tuesday, April 22, 2014

Red Easter

Në pritje (ikje) të Pashkëve! 
Supozohej që në këtë postim të uroja për Pashkët, me që isha veshur me të kuqe. Por u kujtova shumë vonë :(
Pashkët erdhën dhe ikën e bashkë me to le të iki edhe shiu.
Gëzuar Pashkët dhe shumë mbarësi!!!

Wednesday, April 16, 2014

The cat eye(s)

Nuk dua ta pranoj, po më pëlqeu pak kthimi që bën temperaturat e ulta. Ju dha mundësia edhe veshjeve që nuk patën mundësi, të dilnin një xhiro nga blog-u.
Kjo felpa/hoody apo bluzë tutë ishte e preferuara ime këtë dimër. E fshehur poshtë xhupave dhe palltove nuk i dhashe vëndin e duhur, e ndihesha si në faj.

Sunday, March 23, 2014

Ride style pranveror


Ditën e shtunë Ecovolis organizoi një ride style, e kthyer tashmë në një traditë në çdo stinë. 
Për shkak të kohës, në eventet e mëparshme nuk kam shkuar dot e u lumturova pa masë që këtë herë munda të marrë pjesë.
Lulet ishin simboli i këtij ride style e ime motër pati idene për të bërë kurora me lule natyrale.
Bazën e formoi me tel të butë, duke thurur gërshet pjesën e brëndshme të një kablli twisted pair (kabëll ethernet). Më pas e mbushi me lule daffodil (nuk e di si quhen në shqip) që gjenden lehtësisht nëpër rrugët e Tiranës.
Unë i shijoj shumë shëtitjet me biçikletë edhe pse nën tension, për shkak të pa sigurisë në rrugë.

Friday, March 21, 2014

Coral blossom

Si një njeri solar që jam (të paktën  kështu thonë :P), e adhuroj diellin. Madje mendoj që edhe humori im ndryshon në varësi të diellit. 
Kjo pranvera me lule shqerra është pjesa më e bukur e vitit per të eksperimentuar me ngjyrat. Jo se në dimër është e ndaluar, por tani ka kohën e saj e nuk bëhet dot pa to. Duket se  garderoba i ka fshehur në thellësi ngjyrat e zymta.

Thursday, March 13, 2014

Daisy in the dusk

Kjo është një nga bluzat e mia të preferuara për këtë dimër. Lulet mbeten një print shumë i dashur.
E kam veshur bluzën edhe me pantallona të zeza, por kombinimi duket pak monoton. Në mes të të zezës e verdha bën shumë efekt.
Per fat të keq fotografitë janë bërë në mbasdite dhe pjesa më e madhe kanë dalë shumë keq :(
Por si thotë populli: 'Më mirë pak e saktë' :)

Tuesday, March 4, 2014

Red riding poncho

Ky kombinim  u frymëzua nga një postim i Chiara Ferragni përpara pak javësh në New York. E kam veshur shume herë pelerinën, por të kombinuar me ngjyra të ngrohta, që ngjyra e kuqe të mos binte shumë në sy.
Sigursht pelerina ime nuk është LV e as këpucët Givenchy e megjithate edhe  në versionin eonomik unë e shijova shumë kombinimin kuq e zi.

Wednesday, February 26, 2014

Vintage midi dress

Nuk mbaj mend sa kohë kam që dua ta postoj këtë veshje, ndoshta që kur e nxora fustanin nga 'sënduku' i mamit para nja dy viteve. Nuk është hera e pare që vesh rroba të mamit, edhe këmishën ketu, nga dollapi i mamit e kam vjedhur :P
Por ky fustan është i vecantë. I përket kohës kur veshjet qepeshin dhe ky është qepur në 1987, atë pranverë kur prindërit e mi jane fejuar. E duke qënë se ata u gëzuan me dy vajza, mami e ruajti per më shume se 20 vjet ne skutat e dollapit :)

Saturday, February 22, 2014

Electric blue dress on father's bithday

Të enjten im at' kishte 55-vjetorin e lindjes. U mblodhëm për një darkë të vogël me familjen e madhe :)
Ajo c'ka do të vecoja dhe që ishte më interesante dhe e papritur për babin ishte torta. 
Ajo ishte (se nuk ngeli asnje thërime) si nje veshje tipike e tim eti: këmishë, kollare dhe xhaketë.
Diskutuam shumë variante dhe kërkonim dicka që ta karakterizonte më së miri babin.
Dhe nuk gabuam në zgjedhjen dhe në surprizën.


Tuesday, February 18, 2014

Dimer pranveror


Mezi po prisja ta bëja këtë post. Kam shumë gjëra të reja veshur, dita është me një super diell dhe fotografitë kanë dalë relativisht të bukura dhe deri diku edhe cilësore. 
Kam rënë ne fur e spo e heq nga trupi :P. Madje edhe fundin e lëkurës. 
Jeans+ leather është një nga kombinimet më të dashura për mua e duke i shtuar pak ngjyra toke e bën edhe më të bukur (me që i kishim dhe cizmet të reja :P)

Sunday, January 26, 2014

Mysterious girl


 Një nga kombinimet e mia të preferuara ever.
Kapelja është e re, jeleku apo si i them unë shkurt 'leshi', gjithashtu.
Kisha kohë pa u zgjuar me nge, e të bëhesha gati  se doja jo se duhej :)
Super ditë nën rrezet e diellit e nën përqafimet e ngrohta.

Friday, January 17, 2014

Color-happy dress

Mirmbrëma :)
Ah jo jo, nuk isha veshur kështu sot. E premtja për mua është shumë e ngarkuar, mundësisht me tuta dhe Uggs do ishte mrekulli.
Shplodhja e fundjavës e jep efektin ditët e para të javës. Kam më shumë ide dhe 'nerva' për kombinime.
Fustani është new entry ndërsa përbërësit e tjerë të kombinimit të shumë perdorur :P
Në fotografi merr nuanca të ndryshme, por fustani është ciklaminë.
As mua nuk më pëlqen shumë me këto këpucet, por moti më mashtroi :(


P.S. Shtylla është per syrin e keq :P