Wednesday, November 13, 2013

Back to the town of memories




Unë kam lindur në Berat, por fëmijërinë dhe adoleshencën i kalova ne Kucovë.
Kucova ka shume naftë! Kështu nisa të prezantoja njëherë qytetin tim.
Po për mua Kucova nuk ka vetëm naftë. Ajo është e mbushur me shumë kujtime. Cdo rrugë, cdo dyqan, cdo ndërtesë më kujton dicka.
Aty eshte kopshti '1 Qershori', ku qaja me dënesë pasi ndahesha nga prindërit.
Eshtë shkolla '28 Nëntori', ku unë fillova klasën e parë.
Eshtë edhe gjimnazi i përgjithshëm ku une kam kujtimet më të bukura të adoleshencës.
Eshtë 'Qëndra Rinore', ku kaloja pjesën më të madhe të ditëve të mia.
Eshte shtëpia  ime e vjetër e rrethuar me bahce me fruta.
Janë dhe varret e gjyshërve të mi.
Ndjesi e rrallë me mbush sa herë rikthehem rrugëve të pastra dhe të gjelbëruara të Kucovës.