Wednesday, October 16, 2013

Tre libra ne 13 ditë


Dhunë, mizori, uri, dhunë, vrasje, vdekje, rebelim, dhunë.
Gëzuar  Lojrat e Urisë! Fati qoftë përherë me ju!
Ndodh që për pushime të lexosh ndonjë libër veror të sapo dale, bestseller, që kalohet shpejt dhe e shijon. Megjithatë unë vendosa të lexoj triologjinë e Lojrave të Urisë (Lojrat e Urise, Vajza e zjarrit, Grifsha) nga Suzanne Collins, dhe kjo vetëm ne trembëdhjetë ditë.
Librat flasin për një të ardhme të errët të Amerikës së Veriut e cila pas shumë vështirësive është ndarë në 13 qarqe ku secili qark prodhon dicka të ndryshëm në shërbim të Kapitolit e cila ushtron kontrollin nëpërmjet lojrave të përvitshme të urisë. Qarku i trembdëdhjetë është shfarosur në luftën  e fundit, dhe për të nënshtruar qarqet e tjera Kapitoli cdo vit merr një vajzë dhe një djalë të moshave 12 – 18 vjec, nga secili qark. Ata vendosen në një arenë vdekje nga ku vetëm 1 del fitues.
Megjithatë, në librin e parë rregullat ndryshojnë sepse Katniss Everdeen shkëndija e rebelimit është tashmë pjesë e lojrave. Mes mizorive të Kapitolit, ndjenjave të përziera, endrrave të cuditshme gjakatare Katniss dhe fituesit e tjerë gjatë viteve rebelohen,  ku ajo vetë e quajtur Grifsha është fytyra e rebelimit.
A ja vlejnë gjithë jetët e humbura për fitore apo cdo luftë ka dëshmorët e vetë? Krijohet një pushtet I ri apo brezi i mësuar me lojrat vazhdon pro lojrave? Fundi nuk tregohet apo jo? Gjithsesi librat të mbajnë mbërthyer në lexim, megjithëse trillim është edhe një paralajmërim i mirë për cfarë mund të ndodh në qoftëse nuk jemi të kujdesshëm.

HAPPY HUNGER GAMES AND MAY THE ODDS BE EVER IN YOUR FAVOR!









4 comments:

  1. sa i bkr qe eshte. E kam lexuar librin e pare per 2 dite dhe mezi prita te bleja te dytin :P qe per fat te keq mu duk pak i bezdisshem dhe me mori 4 dite kohe. Ndersa libri i trete i adhurueshem. Hej jonki , cfare librash keshillon per te lexuar mqs ke nje shije te pagabueshme jo vtm ne mode por dhe letersi? DI ndonje roman tjtr te suzanne collins? Je sh e mir.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk ka shume qe kam mbaruar librin 'Princesha' te Jean Sasson. Me pelqeu shume dhe em ndryshoi shume mendime lidhur me jetesen en Shqiperi :)
      Se sgpejti do lexoj 'Dhe malet oshetine' te Khaled Hosseini. Nga autori nuk jam zhgenjyer, mendoj qe edhe libiri do me pelqej shume.
      Mezi po pres Panairin e Librit, pse mos t'i blejme pak me lire librat? :P

      Delete
    2. po ku e keni marre librin?

      Delete
    3. Besoj e gjen ne c'do librari :)

      Delete