Wednesday, October 9, 2013

Shpella e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit

Ku ka më shplodhëse se ditën e dielë ta kalosh me natyrën. Të ecësh me natyrën, të eksplorosh me natyrën, madje edhe të lodhesh me natyrën. Të lodhesh aq shumë sa të nesërmen mos të dali gjumi përpara ores 11. Me mushkritë e pastra dhe me mendje të fresket (por me muskuj të ngirë) java fillon mbarë.
Në fillim e quaja shëtitje në mal, kur e vogel babi më conte të takonim kushurinjtë e tij në fshat.
Më pas u kthye ne peligrinazh, kur ne adoleshence, vit për vit ngjiteshim në malin Tomor.
E pastaj në hiking, kur mësova anglisht, e aktiviteti im i preferuar mori një emër :)
Mjaftojnë një palë tuta te rehatshme, këpuce të përshtatshme per terren malor, një cantë shpine (me qëllim që duart të jenë të lira) me ujë dhe ushqime. E ca kuptimi ka hiking pa një shkop?!

P.S. Nuk këshillohen bluza të lidhua në mes. E thënë kjo nga përvoja personale ;)






























4 comments:

  1. Uaaa sa bukur. Si organizohen keto udhetimet Jonki, ne menyre individuale, apo lidhesh me ndonje agjensi. Te lutem me jep ndonje info me shume :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kete here aktiviteti organizohej nga Klubi i kampistave 'Discover Albania' (e gjen edhe ne Facebook)
      Me shume kam marre pjese ne aktivitete te organizuara vete, e me duhet te them qe nqs nuk ke eksperienca te me parshme, eshte me mire qe heret e para te shkosh ne aktivitet te organizuara nga profesionist. Meson me shume rreth domosdoshmerive per aktivitete ne natyre dhe shkathtesohesh me shume.
      Po te le linkun https://www.facebook.com/Klubi.Kampistave, ku mund te gjesh me shume info rreth aktiviteteve te perjavshme qe organzohen

      Delete
  2. sa vende te bukura qe ka memedheu une, sa shume do deshiroja ti vizitoja edhe une :)
    sh foto te bukura.

    xoxo lulu.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume i bukur eshte vertet dhe me fare pak pune dhe impenjim mund te zhvillohen qendra turistike te mrekullueshme.
      Ne pushimet e ardhshme mund te planifikosh disa vizita neper mememdhe :)

      Delete