Thursday, October 24, 2013

16.6 km of fall

16.6 km ne 6 orë duke u ngjitur ne lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit. 
Tereni ishte malor, por i lehtë per t'u ngjitur e me peisazh të mrekullueshëm. Edhe pse e dua shume verën, vjeshtën e adhuroj. Ngjyrat e saj të pa fundme janë të preferuarat e mia.
Destinacioni ishte fshati Shëngjergj, i pozicionuar në Malin me Gropa, mbrapa malit të Dajtiti. 
Banorët e zonës ishin shume të sjellshëm, e fshati i regullt e me toka të punuara e të begata.
Karakteristikë e zonës janë gështenjat. Të sapo këputura nga pema, shijonin shumë edhe pa u pjekur.

Wednesday, October 16, 2013

Tre libra ne 13 ditë


Dhunë, mizori, uri, dhunë, vrasje, vdekje, rebelim, dhunë.
Gëzuar  Lojrat e Urisë! Fati qoftë përherë me ju!
Ndodh që për pushime të lexosh ndonjë libër veror të sapo dale, bestseller, që kalohet shpejt dhe e shijon. Megjithatë unë vendosa të lexoj triologjinë e Lojrave të Urisë (Lojrat e Urise, Vajza e zjarrit, Grifsha) nga Suzanne Collins, dhe kjo vetëm ne trembëdhjetë ditë.
Librat flasin për një të ardhme të errët të Amerikës së Veriut e cila pas shumë vështirësive është ndarë në 13 qarqe ku secili qark prodhon dicka të ndryshëm në shërbim të Kapitolit e cila ushtron kontrollin nëpërmjet lojrave të përvitshme të urisë. Qarku i trembdëdhjetë është shfarosur në luftën  e fundit, dhe për të nënshtruar qarqet e tjera Kapitoli cdo vit merr një vajzë dhe një djalë të moshave 12 – 18 vjec, nga secili qark. Ata vendosen në një arenë vdekje nga ku vetëm 1 del fitues.
Megjithatë, në librin e parë rregullat ndryshojnë sepse Katniss Everdeen shkëndija e rebelimit është tashmë pjesë e lojrave. Mes mizorive të Kapitolit, ndjenjave të përziera, endrrave të cuditshme gjakatare Katniss dhe fituesit e tjerë gjatë viteve rebelohen,  ku ajo vetë e quajtur Grifsha është fytyra e rebelimit.
A ja vlejnë gjithë jetët e humbura për fitore apo cdo luftë ka dëshmorët e vetë? Krijohet një pushtet I ri apo brezi i mësuar me lojrat vazhdon pro lojrave? Fundi nuk tregohet apo jo? Gjithsesi librat të mbajnë mbërthyer në lexim, megjithëse trillim është edhe një paralajmërim i mirë për cfarë mund të ndodh në qoftëse nuk jemi të kujdesshëm.

HAPPY HUNGER GAMES AND MAY THE ODDS BE EVER IN YOUR FAVOR!

Wednesday, October 9, 2013

Shpella e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit

Ku ka më shplodhëse se ditën e dielë ta kalosh me natyrën. Të ecësh me natyrën, të eksplorosh me natyrën, madje edhe të lodhesh me natyrën. Të lodhesh aq shumë sa të nesërmen mos të dali gjumi përpara ores 11. Me mushkritë e pastra dhe me mendje të fresket (por me muskuj të ngirë) java fillon mbarë.
Në fillim e quaja shëtitje në mal, kur e vogel babi më conte të takonim kushurinjtë e tij në fshat.
Më pas u kthye ne peligrinazh, kur ne adoleshence, vit për vit ngjiteshim në malin Tomor.
E pastaj në hiking, kur mësova anglisht, e aktiviteti im i preferuar mori një emër :)
Mjaftojnë një palë tuta te rehatshme, këpuce të përshtatshme per terren malor, një cantë shpine (me qëllim që duart të jenë të lira) me ujë dhe ushqime. E ca kuptimi ka hiking pa një shkop?!

P.S. Nuk këshillohen bluza të lidhua në mes. E thënë kjo nga përvoja personale ;)

Tuesday, October 1, 2013

My week in skirts

Duka pasur kohën e ngrohtë në favorin tim vendosa që javën e kaluar të vishja vetëm funde. Më mungon vetëm dita e hënë. Në pa mundësi të fotos veshja është pak a shumë si ketu, po vetëm fundi dhe këmisha :)