Thursday, September 5, 2013

The lost castle


Rruga pothuajse e zhdukur dhe kalldrëmi i gurtë i falur nga natyra e bën të vështirë ngjitjen. E duke t'u marrë pak fryma e gjen veten përpara portës së drunjtë, që me shumë mundim i rezistoi lagështisë gryerrëse të detit.
Korridoret e zbrazët dhe dhomat me shenjat e dukshme të oxhakëve të çojnë larg, në kohërat kur kjo kala gëlonte nga pashallarët, gratë dhe shërbëtorët e tyre.
Pas një kthine duket një dritë. Shfaqet ajo, pamja më e mrekullueshme. Nga veranda mund të vëzhgosh 360 °  detin e pafund dhe malet përeth.
Pastaj largohesh, me kokë nëpër re, për të shijuar në qetësi plazhin që rrethon kalanë. Një nga plazhet e rrallë në Shqipëri  ku mund te notosh sëbashku me peshqit.










2 comments:

  1. Sa mire qe eshte hapur per publikun tani, eshte goxha histori :)
    PS: ajo fotoja e fundit cfare eshte?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume mire qe e hapen, keshut pervec plazhit ka edhe argetime te tjera :)
      Fotoja e fundit eshte nje gjallese deti, dukej si krimb por ishte shume i trashe dhe me i gjate.

      Delete