Thursday, September 26, 2013

Autumn like


 Mëngjeset e freskta dhe darkat e ftohta e hodhën vapën tej.  Ashtu si stinët edhe raftet e garderobës i lanë vëndin njëri tjetrit. Një nga blerjet e para për këtë vjeshtë është canta Vintage e Parfois. Sa e pashë ma bëri zemra 'tak'. Kisha shume kohë që e kërkoja dhe më në fund e gjeta, ashtu si e kisha projektuar në mëndje. E di qe nuk do ta heq nga dora gjithë vjeshtën (ndoshta edhe dimrin)

Monday, September 23, 2013

Give me some mint


 Këtë verë zbulova dashurinë time të madhe për ngjyrën mente ( dhe nuancat e saj). Ishte aq e madhe sa unë bleva cdo gjë mente: fustan, pantallona, kanatjere dhe më të fundit sandalet. Po aq shumë më pëlqen sa mendova t'i vishja të gjitha njëherësh. Si thotë populli: veshja me mente, mentja me karar :P. Mendova për ta thyer menten të vishja bluzën e bardhë, të mbushur me pendë, që nuk kishin si të ishin tjetër vec se ngjyre mente :)

Sunday, September 15, 2013

Denim days


 Me ka pelqyer gjithmon jeans mbi jeans dhe e kam veshur edhe ketu.
Kete here preferova ta sillja ne nje version me femeror, me nje 'midi skirt' te ngushte. Ndoshta me ri me pak i ngushte nga c'duhet po nuk rezistova pa ja vjedhur motres :)

Friday, September 13, 2013

Kur nuk binte shi

Gjysmën e ditës bie shi e gjysmën tjtetër del diell pëvëlues.
Gjëja më e mirë që mund të ndodh, përvec se mos të lagesh nga shiu, është që këto ndryshimet e menjëhershme t'i kalosh në shtëpi, kështu ke mundësi t'i përshtatesh cmëndurisë së motit.
Mbasi shiu i lau mirë e mirë rrugët e Tiranës, unë dola për të shijuar ajrin e freskët. Por u ndesha me një vapë të padurueshme. Të paktën i kisha marrë masat :)

Sunday, September 8, 2013

Back lace dress

Kiss my hard before you go
Summertime sadness
I just wanted you to know
That baby, you're the best

Thursday, September 5, 2013

The lost castle


Rruga pothuajse e zhdukur dhe kalldrëmi i gurtë i falur nga natyra e bën të vështirë ngjitjen. E duke t'u marrë pak fryma e gjen veten përpara portës së drunjtë, që me shumë mundim i rezistoi lagështisë gryerrëse të detit.
Korridoret e zbrazët dhe dhomat me shenjat e dukshme të oxhakëve të çojnë larg, në kohërat kur kjo kala gëlonte nga pashallarët, gratë dhe shërbëtorët e tyre.
Pas një kthine duket një dritë. Shfaqet ajo, pamja më e mrekullueshme. Nga veranda mund të vëzhgosh 360 °  detin e pafund dhe malet përeth.
Pastaj largohesh, me kokë nëpër re, për të shijuar në qetësi plazhin që rrethon kalanë. Një nga plazhet e rrallë në Shqipëri  ku mund te notosh sëbashku me peshqit.

Tuesday, September 3, 2013

Denim pinafore

Fund-paliceta jeans eshte emri i vetëm që me vjen ndërmend në shqip për këtë veshje.
Më vjen mirë që u rikthye përsëri si trend, jo shumë i ezauruar në vegjëli.
Preferova ta sillja ndryshe nga kohët e fëmijërisë, pa këmisha dhe bluza, vetëm me rroba banje.
Me shume nostalgji nga dita e fundit e pushimeve :))