Friday, August 30, 2013

Syri i kalter


Maqedoni - Pogradec - Vlorë - Dhërmi - Livadh - Himarë - Ksamil dhe pak nga pak pushimeve i erdhi fundi. Kisha 13 vjet pa u rikthyer te Syri i kaltër, pothuajse e kisha haruar. Por nuk më pëlqeu aspak gjëndja në të cilën e kishin katandisur. Rruga tepër e ngushtë dhe tepër e prishur e pluhuri që ngrihej ngado, për të vazhduar me lokalet e shëmtuar e të betonizuar qe kishin ngritur aty dhe kulmi ishin kanace e paketa të hedhura brenda në ujë. Të vjen keq kur sheh bukuri të natyrës të transformuara në të tillë mënyrë. Kërkon shumë pak punë për ta mbajtur në një gjëndje natyrale dhe një investim minimal, investim që shumë mirë mund të realizohet me lekët e mbledhura nga shitja e biletave në hyrje. Por sigurisht që punonjësi duhet  t’i mbajë për vete biletat :/











3 comments:

  1. Edhe une kam shume vite pa vajtur te Syri i Kalter dhe me gjithe ato qe kam degjuar, as nuk kam as me te voglen deshire. I gezofsh floket e reja hahhahahahaa :P Me kete model i ngjan shume Carles se blogut "Carla's closet" qe eshte nje yll i vertete :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahah shume faleminderit :)
      Ne fakt une nga nje fotografi e vjeter e Karles u frymezova (pa e ditur qe ishte ajo)

      Delete
  2. Eshte per te ardhur keq se s'i eshte katandisur nje pasuri e tille kombetare.

    http://massimoinwonderland.blogspot.com/

    ReplyDelete