Monday, August 26, 2013

Sveti Naum - Ohrid - Struga

Më pëlqen t'i quaj pushime "lëvizëse" këto që familja ime ben prej disa vitesh. Këtë verë e filluam me Pogradecin për ta përfunduar në Ksamil. 
Me që ishim rugës, një ditë ja kushtuam vizitës në Maqedoni. Si fillim ndaluam ne Shën Naum. Ishte mëngjes herët e tezgat me suvenire të uronin mirëseardhjen. Të vjen keq, që edhe pse distanca kaq e shkurtër, bëhet menjëhere dallimi sapo del nga Shqipëria. Duke filluar që nga pastërtia, edukata me të cilën të mirëpresin. 
Pas disa kilometrash u gjendëm në Ohër. Një shëtitje të gjatë buzë liqenit i la vëndin ngjitjes nëpër kalldrëmin e qytetit te vjetër. Koha e shkurtër në dispozicion nuk na la mundësi të vizitonim kalanë e vjetër. U nisëm për në Strugë.
Burimi i lumit Drin te linte pa fryme. Anës lumi kishin ndertuar dy shëtitore. Për fatin tonë të keq filloi shiu dhe vizita përfundoi shumë e shkurtër

Shën Naum



Ohër




Stugë


2 comments:

  1. Fotografia e pare nga Shen Naumi eshte fantastike! Me pelqejne shume ngjryat qe ke zgjedhur te veshesh :)

    ReplyDelete