Friday, August 30, 2013

Syri i kalter


Maqedoni - Pogradec - Vlorë - Dhërmi - Livadh - Himarë - Ksamil dhe pak nga pak pushimeve i erdhi fundi. Kisha 13 vjet pa u rikthyer te Syri i kaltër, pothuajse e kisha haruar. Por nuk më pëlqeu aspak gjëndja në të cilën e kishin katandisur. Rruga tepër e ngushtë dhe tepër e prishur e pluhuri që ngrihej ngado, për të vazhduar me lokalet e shëmtuar e të betonizuar qe kishin ngritur aty dhe kulmi ishin kanace e paketa të hedhura brenda në ujë. Të vjen keq kur sheh bukuri të natyrës të transformuara në të tillë mënyrë. Kërkon shumë pak punë për ta mbajtur në një gjëndje natyrale dhe një investim minimal, investim që shumë mirë mund të realizohet me lekët e mbledhura nga shitja e biletave në hyrje. Por sigurisht që punonjësi duhet  t’i mbajë për vete biletat :/

Monday, August 26, 2013

Sveti Naum - Ohrid - Struga

Më pëlqen t'i quaj pushime "lëvizëse" këto që familja ime ben prej disa vitesh. Këtë verë e filluam me Pogradecin për ta përfunduar në Ksamil. 
Me që ishim rugës, një ditë ja kushtuam vizitës në Maqedoni. Si fillim ndaluam ne Shën Naum. Ishte mëngjes herët e tezgat me suvenire të uronin mirëseardhjen. Të vjen keq, që edhe pse distanca kaq e shkurtër, bëhet menjëhere dallimi sapo del nga Shqipëria. Duke filluar që nga pastërtia, edukata me të cilën të mirëpresin. 
Pas disa kilometrash u gjendëm në Ohër. Një shëtitje të gjatë buzë liqenit i la vëndin ngjitjes nëpër kalldrëmin e qytetit te vjetër. Koha e shkurtër në dispozicion nuk na la mundësi të vizitonim kalanë e vjetër. U nisëm për në Strugë.
Burimi i lumit Drin te linte pa fryme. Anës lumi kishin ndertuar dy shëtitore. Për fatin tonë të keq filloi shiu dhe vizita përfundoi shumë e shkurtër

Wednesday, August 21, 2013

Festa e birres

Pjesë e udhëtimit tonë u bë edhe Korca e për fatin tonë edhe Festa e birrës :)
Më pëlqeu organizimi që kishte bërë Bashkia e Korcës dhe ajo që vlerësoj më shumë ishtë prezenca e madhe e policisë, që edhe pse mes njerëzish pothuajse të dehuar nuk ndodhi ndonjë incident. Ishte shuuuume ftohtë dhe do kisha bërë mirë të kisha veshur pantallona të gjata. Gjithsesi me disa ´kriklla´ birre mund ta përballoje fare mirë freskinë :P

Saturday, August 17, 2013

Flower power in Pogradec

Pogradeci në dimër është i mrekullueshëm, por ja vlen ta provosh edhe në verë.
Gjatë ditës shijon rrezet e diellit e në darkë fle mbuluar me batanije.
Dreka kalohet këndshëm nën hijen e pemëve të lulishtes përgjatë liqenit duke shijuar  lakrorin e bërë me shumë kujdes nga gratë e zonës.
Zgjodha të vishja floral jumpsuit të kombinuar edhe me sandalet e plazhit edhe me kapelen :P

Sunday, August 11, 2013

Aloha


Aloha!!!!

Midis pishinës dhe detit, ajrit të pastër dhe mushkonjave :P gjendet pak qetësi dhe freski për të nisur me vrull javën e fundit përpara pushimeve.
Me sunset prints natën e mirë.

Monday, August 5, 2013

The bow

Eshte shume mire kur fjongo e  fustanit te bere dhurate perputhet me se miri me ngjyren e sandaleve, te cilat te blera ne dimer, mezi priten te dilnin nga dollapi.