Wednesday, May 29, 2013

Maxi dress in windy Vlora


 Edhe pse ne shumicen e vendit ra shi (ose dhe bresher), mua me ndoqi koha e "mire" vetem me ere te terbuar. E cfare rendesie ka era, une e shijova shume windy weekend-in tim.
Fustani maxi ka kohe ne dollap, eshte blere ne Oher para 2-3 vitesh. I preferoj shume veshjet maxi ne bregdet, e meqe temperaturat nuk ishin ne favorin tim shtova xhaketen jeans, qe e kam bere telef kete pranvere. Edhe kapelja eshte new entry, e per mua hera e pare qe e vija (dihet qe une dollapin e ndaj me moteren time)

Friday, May 24, 2013

White and blu

Sa më shumë afron vera dhe bie shi, unë bëhëm më shumë nostalgjike e ditëve me diell. E të mendosh që vetëm një javë na ndan nga fillimi zyrtar i verës.
Megjithëse pranvera më pëlqen shumë, se krijon shumë hapesira në kombinimi e veshjeve, më shumë se vera, po shiu po behet i padurueshëm. Përvecse na bën qull, po na shkatëroi edhe këpucët :(
Fotot janë nga fillimi me diell i javës. Fustani i blerë në dimër e çanta para pak ditësh, mendoj se janë mjaft të harmonizuara bashkë. E xhaketa e bardhë për mos ta ngarkuar më shumë veshjen.

Wednesday, May 15, 2013

Le chapeau blanc

Sot u bë një vit që nga posti im i parë.  Një projekt në sfidë me veten, por sot mbas një viti mendoj se e realizova me sukses. Por nuk do të ndal me kaq, te paktën jo tani.
Fotot janë nga fundjava e kaluar, koha aq e bukur dhe unë e shijova në maksimum me kapalen time të bardhë  J, new entry për këtë verë.  Rrobat e banjës kanë kohë  në garderobë, po për fat të mirë stili marinar u rikthye edhe këtë verë.

Monday, May 13, 2013

Spring it on

Nuk po gjejmë derman, keq me vapë e keq me shi. Sigurisht unë votoj për vapën.
Ose të paktën për diellin. Veshja është nga java e kaluar, ku mund t’ja lejoja vetes një këmishë të hollë, se sot thaaaava edhe me xhaketë.
Me që këmisha ishte mjaftueshëm me lule e ngjyra dhe pantallonat relativisht të ndezura, mendova që aksesorët e zinjë do neutralizonin pak ngjyrat.

Saturday, May 11, 2013

Garçon, s’il vous plaît !

Në qoftë se meshkujt, nga vet natyra e tyre e kanë të vështire të huazojne stilie feminile, femrat  nga ana tjetër e kanë shumë të thjeshtë. Ato e përshtasin shumë mirë dhe pa e humbur  delikatesën.
Me pëlqen shumë ky stil, ndoshta dhe më shumë se ‘boyfriend style’.  Me papion dhe jelek ndoshta dukem më shumë si garçon francez se si gentleman anglez.