Tuesday, April 30, 2013

Cycling

Të djelën mbasdite dolëm shëtitje me bicikletë, nëpër rrugët e Tiranës. Duket e frikshme dhe po mos të ishte për trotuarët, që ndajnë rrugët do ishte kthyer në një sipërmarje të pa mundur . Me zemer të ngrirë dhe e mbuluar në djersë nga frika ja dola të mos më shtypnin dhe të mos shtypja asnjë kalimtar të pakujdesshëm, që tregohej indiferent ndaj ziles së bicikletës.
Për të qënë rehat vesha jeans nga koka te këmbët dhe një tocco alla Jona, si thone italjont, shtova kapelen. Fotografitë dolën aq keq sa s’mund të mos i modifikoja. Mendova të dukeshin si të vjetra duke qënë se bicikleta është kthyer në ‘vintage’ kohët e sotme.

Saturday, April 27, 2013

Lule everywhere

Floral print ёshtё  njё nga printet e mia tё preferuar dhe qё do ti vesh gjithmon (pavarsisth trendeve).
Mezi e prita pranverёn pёr tё vёshur tё gjithё arsenalin e veshjeve me printe me lule.
Nuk humba rastin dhe e kombinova fustanin me loafers e reja.  Dhe pёr ta mbyllur, njё xhakete jeans ёshtё gjithmon e kombinueshme me lulet .

Tuesday, April 9, 2013

Riciklim #5

Nuk po filloj tё flas pёrsёri pёr pasionin tim tё madh tё riciklimit tё veshjeve. Mё poshtё ёshtё transformimi i njё jake kёmishe, e cila nuk pёrdorej mё. Mendoj qё edhe pse i fshehur, trendi i jakave ka qёnё gjithmonё prezent nё veshje tё caktuara.
Disa kopsa\pulla tё grumbulluara nё vite dhe njё jakё e ҫfardoshme japin njё produkt final tё vecantё dhe tё personalizuar.