Monday, March 25, 2013

Unë jam një BLOGGER shqiptare!

Ky është titulli i rubrikës përgatitur nga Niko Komani në gazetën "Paloma".
Intervista ime e parë në gazetë ku tregoj eksperiencën time si blogger.
U gëzova kur me kontaktuan, por gjithashtu ndjeva shume përgjegjësi për përgjigjet që do jepja.
Më poshte është e gjithë intervista e plotë.




Përse vendose të hapesh një blog?
Duke ndjekur bloggers të huaj dhe shqiptar, më lindi ideja për të hapur një blog timin. Më shumë për të pasqyruar realitetin e modës në Shqipëri, atë të vërtetin, që fshihet mbas rrogave mesatare dhe pa mundësisë për të ndërruar garderobën çdo ndërrim sezoni.

Sa inspirohesh nga bloget e huaja?
Përpiqem ta kem sa më origjinal blogun tim, duke shtuar herë pas here edhe trende që mund të kenë kaluar, por që unë i kujtoj me nostalgji, që më pëlqejnë dhe që për me tepër më shkojnë dhe ngjaj mirë. Jo çdo trend është i bukur dhe jo çdo trend mund t’i shkoj kujtdo.

Po ndaj komenteve negative si reagon?
Komentet negative mundohem ti marr me pozitivitet. Gjithsesi nuk jam shumë në qendër të vëmendjes dhe si rjedhim as në qendër të komenteve negative.



Jashteshtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Është e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Update-imi i përditshëm kërkon të paktën një person në dispozicion për bërjen e fotografive. Dhe vende të këndshme për realizimin e tyre. Kjo nuk është e mundur gjithmonë dhe jo për mungesë dëshire nga ana ime.

Çfarë kombinimesh bën ti, që të dallojnë nga bloggerat e tjera?
Kësaj pyetje nuk di t’i kthej një përgjigje të saktë. Kur mendoj për një bluzë të caktuar, ose një fustan mendja fillon të punojë se si do e kombinojë me veshjet që disponoj. Përpiqem mos të jem shumë ekstravagante në zgjedhjet e mia. Mendoj që veshja pasqyron sa do pak tipin e çdo njeriu.

Është e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Jemi pag larg mospërsëritjes së veshjeve sepse të paktën çantat dhe këpucët do postohen më shumë se një herë. Për veshjet e tjera është më e lehtë sepse kushtojnë më pak dhe mund të jenë të shumta, sa ndonjëherë nuk i vjen radha të postohen.




Kur do të nisëh një artikull të ri në blogun tënd, si nis? Mendon fillimisht për temën, apo për veshjen?
 qoftë se më pëlqen veshja kërkoj mundësitë për të bërë fotografitë. Një herë që kam mbaruar ato mendoj çdo shkruaj. Nuk jam shumë tip i fjalëve dhe nuk shkruaj shumë gjatë. Më mirë të them, shkruaj shkurt dhe pa rregulla. Më pëlqen ti shikoj shkrimet si pjesëza të shkëputura bisedash.

Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Fusha e modës është shumë e gjerë dhe unë nuk i kam njohuritë e kompetencat për të këshilluar të tjerët si të vishen. Por në qoftë se unë do jem frymëzuese për dikë do jem shumë e lumtur. Blogu nisi me idenë që duke shpenzuar pak mund të vishesh mirë. Një pjesë që e kam trajtuar shumë dhe që e kam si parim tek veshjet është edhe riciklimi. Moda gjithmon rikthehet dhe me pak modifikim mund të krijosh një trend pa asnjë shpenzim. Prandaj mos flakni asnjë veshje të mirëmbajtur.

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjerët?
Blogu im tregon përjetimet e mia mbi modën, nga një këndvështrim pa shpenzime, pa çmime dhe pa emra firmash.

4 comments:

  1. Me vjen mire qe te kemi dhuruar sado pak gezim me kete artikull :) Te pershendes dhe uroj te kete qene nje motivim per te vazhduar e per te mos ti ndalur postimet.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume per mundesine qe me dhe te behesha dhe une "e famshme".
      Jo nuk i ndaloj postimet pooor nuk kam pasur kohe dhe kur kam pasur kohe nuk kam pasur njerez ne dispozicion per foto :/

      Delete
  2. Jona me kane pelqyer shume pergjigjet e tua, shume origjinale dhe te pershtatura me realitetin ku jetojme. Suksese te metejshme :)

    ReplyDelete