Tuesday, March 26, 2013

I love polka dots


Pak me vonesë, por siç thotë populli 'më mirë vonë se kurrë'.
Kjo vlen dhe për mua, që po postoj shumë pak dhe për diellin, që nuk po kujtohet të dali.
E shumë dëshirueshmja, e shumë pritura e dielë më në fundë erdhi bashkë me një copëz diell.
Fundin e veshur edhe këtu mendova ta kombinoja me ngjyrën blu, për ta vënë më në pah. Pak bezhë/nude/fango nuk është asnjëherë e tepërt...për mendimin tim.

Monday, March 25, 2013

Unë jam një BLOGGER shqiptare!

Ky është titulli i rubrikës përgatitur nga Niko Komani në gazetën "Paloma".
Intervista ime e parë në gazetë ku tregoj eksperiencën time si blogger.
U gëzova kur me kontaktuan, por gjithashtu ndjeva shume përgjegjësi për përgjigjet që do jepja.
Më poshte është e gjithë intervista e plotë.

Wednesday, March 13, 2013

E djela e fundit


Mbas tre muajsh, rrugetimit tim  ne Rome i erdhi fundi. Tre muaj te bukur, te gjate, te shkurter, te lodhshem, interesant dhe aspak te merzitshem, tre muaj qe do i mbaj mend gjate. Tre muaj ne te cilet mesova shume dhe pashe akoma me shume.
E djela e javes se kaluar ishte e djela ime e fundit ne Rome. Vizitova shume vende dhe ngelen edhe shume te tjera per tu vizituar, por me te rendesishmet arrita ti shikoja. 
E djela u dedikua teresisht per Panteonin, kete vend kaq misterioz dhe te pakuptueshem, per te cilin ende nuk dihet qellimi i ndertimit.