Friday, December 27, 2013

Plaid and floral


 Babagjyshi këtë vit u tregua shumë bujar, më dha mundësinë ta zgjidhja vetë dhuratën.
Pas shumë kërkimesh midis cmimeve dhe modeleve unë zgjodha këtë xhup.
E preferoja të thjeshtë, po ma tërhoqi vëmendjen me 'mosthjeshtësinë' e tij.
Kështu me lule is so me :P
Ndër kombinimet e mundshme, që më erdhën në mendje sapo e morra në duar, ishe dhe ky i sotmi, edhe pse me pantallonat e marra 'borxh' motres. Po kuadratat jane akoma në modë apo jo? Dhe mua nuk më mjaftojnë të miat...

Saturday, December 21, 2013

Twins

Mirë që vishemi njësojë, që bëjmë ndonjë foto për blog :P edhe pse cilësia e fotografive lë shumë për të dëshiruar :(
Edhe kësaj here ishte i paramenduar kombinimi. Me xhupat që u porosit një e erdhën dy, pantallonat ecco leather vishnje, e pulovra bezhë/pana per të neutralizuar kombinimin.

Sunday, December 8, 2013

Leather and tartan day

Nuk ishte rastësi, që u veshëm njësoj. 
Të premten (disa javë më përpara) kur ishte akoma ngrohtë dhe me këmishë e xhaketë e kaloje shume mire ditën. I kishim të dyja të gjitha pjesët përbërëse të 'outfit-it': këmishën me kuadrata, legins me lëkurë ekologjike (më duket shumë e shëmtuar shprehja imitim lëkure, pamvarsisht që ashtu është realisht), xhaketa me lëkurë përsëri ekologjike edhe këpucë me qafa.
Na pëlqen shumë të dyjave si kombinim edhe menduam ta sillnim në të njejtën ditë.
Looking forward për kombinim e radhës :)


Wednesday, November 13, 2013

Back to the town of memories




Unë kam lindur në Berat, por fëmijërinë dhe adoleshencën i kalova ne Kucovë.
Kucova ka shume naftë! Kështu nisa të prezantoja njëherë qytetin tim.
Po për mua Kucova nuk ka vetëm naftë. Ajo është e mbushur me shumë kujtime. Cdo rrugë, cdo dyqan, cdo ndërtesë më kujton dicka.
Aty eshte kopshti '1 Qershori', ku qaja me dënesë pasi ndahesha nga prindërit.
Eshtë shkolla '28 Nëntori', ku unë fillova klasën e parë.
Eshtë edhe gjimnazi i përgjithshëm ku une kam kujtimet më të bukura të adoleshencës.
Eshtë 'Qëndra Rinore', ku kaloja pjesën më të madhe të ditëve të mia.
Eshte shtëpia  ime e vjetër e rrethuar me bahce me fruta.
Janë dhe varret e gjyshërve të mi.
Ndjesi e rrallë me mbush sa herë rikthehem rrugëve të pastra dhe të gjelbëruara të Kucovës.


Thursday, October 24, 2013

16.6 km of fall

16.6 km ne 6 orë duke u ngjitur ne lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit. 
Tereni ishte malor, por i lehtë per t'u ngjitur e me peisazh të mrekullueshëm. Edhe pse e dua shume verën, vjeshtën e adhuroj. Ngjyrat e saj të pa fundme janë të preferuarat e mia.
Destinacioni ishte fshati Shëngjergj, i pozicionuar në Malin me Gropa, mbrapa malit të Dajtiti. 
Banorët e zonës ishin shume të sjellshëm, e fshati i regullt e me toka të punuara e të begata.
Karakteristikë e zonës janë gështenjat. Të sapo këputura nga pema, shijonin shumë edhe pa u pjekur.

Wednesday, October 16, 2013

Tre libra ne 13 ditë


Dhunë, mizori, uri, dhunë, vrasje, vdekje, rebelim, dhunë.
Gëzuar  Lojrat e Urisë! Fati qoftë përherë me ju!
Ndodh që për pushime të lexosh ndonjë libër veror të sapo dale, bestseller, që kalohet shpejt dhe e shijon. Megjithatë unë vendosa të lexoj triologjinë e Lojrave të Urisë (Lojrat e Urise, Vajza e zjarrit, Grifsha) nga Suzanne Collins, dhe kjo vetëm ne trembëdhjetë ditë.
Librat flasin për një të ardhme të errët të Amerikës së Veriut e cila pas shumë vështirësive është ndarë në 13 qarqe ku secili qark prodhon dicka të ndryshëm në shërbim të Kapitolit e cila ushtron kontrollin nëpërmjet lojrave të përvitshme të urisë. Qarku i trembdëdhjetë është shfarosur në luftën  e fundit, dhe për të nënshtruar qarqet e tjera Kapitoli cdo vit merr një vajzë dhe një djalë të moshave 12 – 18 vjec, nga secili qark. Ata vendosen në një arenë vdekje nga ku vetëm 1 del fitues.
Megjithatë, në librin e parë rregullat ndryshojnë sepse Katniss Everdeen shkëndija e rebelimit është tashmë pjesë e lojrave. Mes mizorive të Kapitolit, ndjenjave të përziera, endrrave të cuditshme gjakatare Katniss dhe fituesit e tjerë gjatë viteve rebelohen,  ku ajo vetë e quajtur Grifsha është fytyra e rebelimit.
A ja vlejnë gjithë jetët e humbura për fitore apo cdo luftë ka dëshmorët e vetë? Krijohet një pushtet I ri apo brezi i mësuar me lojrat vazhdon pro lojrave? Fundi nuk tregohet apo jo? Gjithsesi librat të mbajnë mbërthyer në lexim, megjithëse trillim është edhe një paralajmërim i mirë për cfarë mund të ndodh në qoftëse nuk jemi të kujdesshëm.

HAPPY HUNGER GAMES AND MAY THE ODDS BE EVER IN YOUR FAVOR!

Wednesday, October 9, 2013

Shpella e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit

Ku ka më shplodhëse se ditën e dielë ta kalosh me natyrën. Të ecësh me natyrën, të eksplorosh me natyrën, madje edhe të lodhesh me natyrën. Të lodhesh aq shumë sa të nesërmen mos të dali gjumi përpara ores 11. Me mushkritë e pastra dhe me mendje të fresket (por me muskuj të ngirë) java fillon mbarë.
Në fillim e quaja shëtitje në mal, kur e vogel babi më conte të takonim kushurinjtë e tij në fshat.
Më pas u kthye ne peligrinazh, kur ne adoleshence, vit për vit ngjiteshim në malin Tomor.
E pastaj në hiking, kur mësova anglisht, e aktiviteti im i preferuar mori një emër :)
Mjaftojnë një palë tuta te rehatshme, këpuce të përshtatshme per terren malor, një cantë shpine (me qëllim që duart të jenë të lira) me ujë dhe ushqime. E ca kuptimi ka hiking pa një shkop?!

P.S. Nuk këshillohen bluza të lidhua në mes. E thënë kjo nga përvoja personale ;)

Tuesday, October 1, 2013

My week in skirts

Duka pasur kohën e ngrohtë në favorin tim vendosa që javën e kaluar të vishja vetëm funde. Më mungon vetëm dita e hënë. Në pa mundësi të fotos veshja është pak a shumë si ketu, po vetëm fundi dhe këmisha :)

Thursday, September 26, 2013

Autumn like


 Mëngjeset e freskta dhe darkat e ftohta e hodhën vapën tej.  Ashtu si stinët edhe raftet e garderobës i lanë vëndin njëri tjetrit. Një nga blerjet e para për këtë vjeshtë është canta Vintage e Parfois. Sa e pashë ma bëri zemra 'tak'. Kisha shume kohë që e kërkoja dhe më në fund e gjeta, ashtu si e kisha projektuar në mëndje. E di qe nuk do ta heq nga dora gjithë vjeshtën (ndoshta edhe dimrin)

Monday, September 23, 2013

Give me some mint


 Këtë verë zbulova dashurinë time të madhe për ngjyrën mente ( dhe nuancat e saj). Ishte aq e madhe sa unë bleva cdo gjë mente: fustan, pantallona, kanatjere dhe më të fundit sandalet. Po aq shumë më pëlqen sa mendova t'i vishja të gjitha njëherësh. Si thotë populli: veshja me mente, mentja me karar :P. Mendova për ta thyer menten të vishja bluzën e bardhë, të mbushur me pendë, që nuk kishin si të ishin tjetër vec se ngjyre mente :)

Sunday, September 15, 2013

Denim days


 Me ka pelqyer gjithmon jeans mbi jeans dhe e kam veshur edhe ketu.
Kete here preferova ta sillja ne nje version me femeror, me nje 'midi skirt' te ngushte. Ndoshta me ri me pak i ngushte nga c'duhet po nuk rezistova pa ja vjedhur motres :)

Friday, September 13, 2013

Kur nuk binte shi

Gjysmën e ditës bie shi e gjysmën tjtetër del diell pëvëlues.
Gjëja më e mirë që mund të ndodh, përvec se mos të lagesh nga shiu, është që këto ndryshimet e menjëhershme t'i kalosh në shtëpi, kështu ke mundësi t'i përshtatesh cmëndurisë së motit.
Mbasi shiu i lau mirë e mirë rrugët e Tiranës, unë dola për të shijuar ajrin e freskët. Por u ndesha me një vapë të padurueshme. Të paktën i kisha marrë masat :)

Sunday, September 8, 2013

Back lace dress

Kiss my hard before you go
Summertime sadness
I just wanted you to know
That baby, you're the best

Thursday, September 5, 2013

The lost castle


Rruga pothuajse e zhdukur dhe kalldrëmi i gurtë i falur nga natyra e bën të vështirë ngjitjen. E duke t'u marrë pak fryma e gjen veten përpara portës së drunjtë, që me shumë mundim i rezistoi lagështisë gryerrëse të detit.
Korridoret e zbrazët dhe dhomat me shenjat e dukshme të oxhakëve të çojnë larg, në kohërat kur kjo kala gëlonte nga pashallarët, gratë dhe shërbëtorët e tyre.
Pas një kthine duket një dritë. Shfaqet ajo, pamja më e mrekullueshme. Nga veranda mund të vëzhgosh 360 °  detin e pafund dhe malet përeth.
Pastaj largohesh, me kokë nëpër re, për të shijuar në qetësi plazhin që rrethon kalanë. Një nga plazhet e rrallë në Shqipëri  ku mund te notosh sëbashku me peshqit.

Tuesday, September 3, 2013

Denim pinafore

Fund-paliceta jeans eshte emri i vetëm që me vjen ndërmend në shqip për këtë veshje.
Më vjen mirë që u rikthye përsëri si trend, jo shumë i ezauruar në vegjëli.
Preferova ta sillja ndryshe nga kohët e fëmijërisë, pa këmisha dhe bluza, vetëm me rroba banje.
Me shume nostalgji nga dita e fundit e pushimeve :))

Friday, August 30, 2013

Syri i kalter


Maqedoni - Pogradec - Vlorë - Dhërmi - Livadh - Himarë - Ksamil dhe pak nga pak pushimeve i erdhi fundi. Kisha 13 vjet pa u rikthyer te Syri i kaltër, pothuajse e kisha haruar. Por nuk më pëlqeu aspak gjëndja në të cilën e kishin katandisur. Rruga tepër e ngushtë dhe tepër e prishur e pluhuri që ngrihej ngado, për të vazhduar me lokalet e shëmtuar e të betonizuar qe kishin ngritur aty dhe kulmi ishin kanace e paketa të hedhura brenda në ujë. Të vjen keq kur sheh bukuri të natyrës të transformuara në të tillë mënyrë. Kërkon shumë pak punë për ta mbajtur në një gjëndje natyrale dhe një investim minimal, investim që shumë mirë mund të realizohet me lekët e mbledhura nga shitja e biletave në hyrje. Por sigurisht që punonjësi duhet  t’i mbajë për vete biletat :/

Monday, August 26, 2013

Sveti Naum - Ohrid - Struga

Më pëlqen t'i quaj pushime "lëvizëse" këto që familja ime ben prej disa vitesh. Këtë verë e filluam me Pogradecin për ta përfunduar në Ksamil. 
Me që ishim rugës, një ditë ja kushtuam vizitës në Maqedoni. Si fillim ndaluam ne Shën Naum. Ishte mëngjes herët e tezgat me suvenire të uronin mirëseardhjen. Të vjen keq, që edhe pse distanca kaq e shkurtër, bëhet menjëhere dallimi sapo del nga Shqipëria. Duke filluar që nga pastërtia, edukata me të cilën të mirëpresin. 
Pas disa kilometrash u gjendëm në Ohër. Një shëtitje të gjatë buzë liqenit i la vëndin ngjitjes nëpër kalldrëmin e qytetit te vjetër. Koha e shkurtër në dispozicion nuk na la mundësi të vizitonim kalanë e vjetër. U nisëm për në Strugë.
Burimi i lumit Drin te linte pa fryme. Anës lumi kishin ndertuar dy shëtitore. Për fatin tonë të keq filloi shiu dhe vizita përfundoi shumë e shkurtër

Wednesday, August 21, 2013

Festa e birres

Pjesë e udhëtimit tonë u bë edhe Korca e për fatin tonë edhe Festa e birrës :)
Më pëlqeu organizimi që kishte bërë Bashkia e Korcës dhe ajo që vlerësoj më shumë ishtë prezenca e madhe e policisë, që edhe pse mes njerëzish pothuajse të dehuar nuk ndodhi ndonjë incident. Ishte shuuuume ftohtë dhe do kisha bërë mirë të kisha veshur pantallona të gjata. Gjithsesi me disa ´kriklla´ birre mund ta përballoje fare mirë freskinë :P

Saturday, August 17, 2013

Flower power in Pogradec

Pogradeci në dimër është i mrekullueshëm, por ja vlen ta provosh edhe në verë.
Gjatë ditës shijon rrezet e diellit e në darkë fle mbuluar me batanije.
Dreka kalohet këndshëm nën hijen e pemëve të lulishtes përgjatë liqenit duke shijuar  lakrorin e bërë me shumë kujdes nga gratë e zonës.
Zgjodha të vishja floral jumpsuit të kombinuar edhe me sandalet e plazhit edhe me kapelen :P

Sunday, August 11, 2013

Aloha


Aloha!!!!

Midis pishinës dhe detit, ajrit të pastër dhe mushkonjave :P gjendet pak qetësi dhe freski për të nisur me vrull javën e fundit përpara pushimeve.
Me sunset prints natën e mirë.

Monday, August 5, 2013

The bow

Eshte shume mire kur fjongo e  fustanit te bere dhurate perputhet me se miri me ngjyren e sandaleve, te cilat te blera ne dimer, mezi priten te dilnin nga dollapi.

Sunday, July 21, 2013

Pajama pants

Kam kerkuar aq shume per nje pale pantallona te tilla veren e shkuar e nuk gjeta qe nuk gjeta. Po kete vere bera namin, dy pale per nje heresh :P
Jane aq te rehatshme, te fresketa, praktike. Mund te vishen me te sheshta, me te larta (edhe zbathur :P)
Ky ishte kombinimi i pare me 'bizhamat', te cilat me shume mundesi nuk do i heq gjith veren ;)

Wednesday, July 17, 2013

Vija dhe pika



Nuk me pelqen shume te guxoj me printet e ndryshme, por ne qofte se perputhen ngjyrat atehere perse jo?

Monday, July 15, 2013

Birthday girl


Te shtunen ishte ditelindja ime :)
Kjo ishte veshja ime per ate dite, e duke qene se isha ne pune u mundova te isha pak serioze.
Fustani ka nje kuptim shume te vecant per mua. E qepa disa dite para ditelindjes. Le te themi se e diznjova une :P
Vecantia e tij eshte copa, dhurate nga gyshja ime perpara 24 vitesh, diten qe linda.
Mami ma kishta lene mua, qe kur te ritesha ta vendosja vete cfare te qepja.
Jam shume e lumtur qe e mora tani kete vendim :)
Sandalet jane zgjedhja ime por dhurat nga familja.

Monday, July 1, 2013

Flowers need sun

Ndo nje here duhet ndonje mbasdite e freste per te veshur ato veshje te cilat mendon se nuk i ke veshur mjaftueshem. Si kjo kemisha qe eshte veshur ketu, por qe sa me shume ta vesh aq me shume nuk me merzitet. Si cdo veshje me lule ne fund te fundit.
Fundi eshte veshur ketu dhe eshte si trashegimi :P
Per fatin tim te mire eshte me llastik e mjaftoi nje xhiro te rrobaqepsja, qe fundin e mamit ta pervetesoja per vete :)

Saturday, June 29, 2013

To be continued...

Nata e dyte e festimeve. Ate nate motra ime festoi me shoqerine e une bera pak 'mamin' :P
Zgjodha per te veshur kemishen blu me polka dots, per arsyen primare qe ka menge te gjata, por gjithsesi u plevitosa. Mosha ben te veten :P
Per te shoqeruar kemishen mendova dicka te qete, qe mos te terhiqte shume vemendje, duhet te shkelqente motra apo jo?


Friday, June 28, 2013

Sister's birthday



 Per te vazhduar me ditelindjet, kete jave motra ime beri 20 vjec (edhe jeta e theret :P)
Festimet kane zgjatur tre dite, deri tani, se fundjava perpara eshte nuk i dihet ;)
Fotot jane nga dita e pare, gjate darkes me familjen.
Fustani eshte blere ne dimer, por eshte i holle e i fresket per ditet/netet e nxehta.
Sandalet jane blerja me e fundit, me pelqyen aq shume sa tani nuk po i heq me nga kembet.
Te kalojme te canta: nuk para shkoj tek gabi, po kur shkoj bej namin  :P:P

Saturday, June 22, 2013

Mamma's birthday

Para dy ditesh mami im kishte 50 vjetorin e lindjes. Gjate dites 
ishim te angazhur ne pune e darka na mblodhi te gjitheve bashke.
Pavarsisht angazhimeve u perpoqem t'ja benim diten me te vecante duke i bere surpriza te vogla per gjate dites, e duke e finalizuar me dhuraten ne fund te darkes.
Kjo iste veshja ime ate dite (ose me mire ate nate)

P.S. Floket jane ne vend te hudhres :P. Sa me shume  rriten temperaturat aq me te pa bindur behen floket e mi :((

Wednesday, June 19, 2013

La marinara


Stili marinar eshte nder te preferuarit e mi. Me ka pelqyer gjithmon edhe kur nuk ka qene trend i perhapur masivisht. Eshte perfekt per kohen e veres. Te kujton gjithmone aromen e detit :)

Friday, June 14, 2013

Riciklim #6

Gilet ose xhaketa pa menge jane perhapur shume ne blogs, ne rruge e ne dyqane.
Duhen vetem 10 minuta, nje ose dy pale gershere dhe nje xhakete jeans qe nuk perdoret me. Dhe ja, pa shpenzuar u bera me nje gilet ne garderobe :D

Wednesday, June 12, 2013

Colored stripes swim suit

Rrobat e banjes me trup jane shume te pershtatshme per ditet e para te plazhit, per mbasditet e nxehta buze detit dhe per rastet kur te gjitha rrobat e banjes i ke te shtepia e pushimit, e te ngelen vetem ato me trup, per nje 'scappatella' ne Vlore.
Nuk mund te mungonin dhe syzat e diellit, blerja e fundit e adhurueshme :D

Sunday, June 9, 2013

Black & White


Kombinimi bardhe e zi me duket nje nga kombinimet me te thjeshte dhe te veshtire ne te njejten kohe, klasik e modern, i pershtatshem kurdo e kudo e per mendmin tim nuk del asnjehere nga moda.
Zgjodha te vishem bardhe e zi, pa asnje ngjyre tjeter sepse cdo thyerje ngjyre do ishte e tepert.
Me vjen shume keq per cilesine e dobet te fotografive por keshtu ndodh kur i mban shpresat te telefoni :(:(

Friday, June 7, 2013

Take me to Paris

Gjate nje mbasdite te kendeshme ne shoqerine e mamit dhe motres.
Pas shume kerkimesh e gjeta nje bluze me kullen Eiffel. Jo vetem me nje po me shuuuume te tilla :D
Kepucet ndodhen ne garderobe prej shume kohesh/vitesh, por i kam veshur shume shume rralle.
Dhe me kryesorja, syzet e diellit, jane aq te dashura per mua sa meritojne nje postim special.

Wednesday, May 29, 2013

Maxi dress in windy Vlora


 Edhe pse ne shumicen e vendit ra shi (ose dhe bresher), mua me ndoqi koha e "mire" vetem me ere te terbuar. E cfare rendesie ka era, une e shijova shume windy weekend-in tim.
Fustani maxi ka kohe ne dollap, eshte blere ne Oher para 2-3 vitesh. I preferoj shume veshjet maxi ne bregdet, e meqe temperaturat nuk ishin ne favorin tim shtova xhaketen jeans, qe e kam bere telef kete pranvere. Edhe kapelja eshte new entry, e per mua hera e pare qe e vija (dihet qe une dollapin e ndaj me moteren time)

Friday, May 24, 2013

White and blu

Sa më shumë afron vera dhe bie shi, unë bëhëm më shumë nostalgjike e ditëve me diell. E të mendosh që vetëm një javë na ndan nga fillimi zyrtar i verës.
Megjithëse pranvera më pëlqen shumë, se krijon shumë hapesira në kombinimi e veshjeve, më shumë se vera, po shiu po behet i padurueshëm. Përvecse na bën qull, po na shkatëroi edhe këpucët :(
Fotot janë nga fillimi me diell i javës. Fustani i blerë në dimër e çanta para pak ditësh, mendoj se janë mjaft të harmonizuara bashkë. E xhaketa e bardhë për mos ta ngarkuar më shumë veshjen.

Wednesday, May 15, 2013

Le chapeau blanc

Sot u bë një vit që nga posti im i parë.  Një projekt në sfidë me veten, por sot mbas një viti mendoj se e realizova me sukses. Por nuk do të ndal me kaq, te paktën jo tani.
Fotot janë nga fundjava e kaluar, koha aq e bukur dhe unë e shijova në maksimum me kapalen time të bardhë  J, new entry për këtë verë.  Rrobat e banjës kanë kohë  në garderobë, po për fat të mirë stili marinar u rikthye edhe këtë verë.

Monday, May 13, 2013

Spring it on

Nuk po gjejmë derman, keq me vapë e keq me shi. Sigurisht unë votoj për vapën.
Ose të paktën për diellin. Veshja është nga java e kaluar, ku mund t’ja lejoja vetes një këmishë të hollë, se sot thaaaava edhe me xhaketë.
Me që këmisha ishte mjaftueshëm me lule e ngjyra dhe pantallonat relativisht të ndezura, mendova që aksesorët e zinjë do neutralizonin pak ngjyrat.

Saturday, May 11, 2013

Garçon, s’il vous plaît !

Në qoftë se meshkujt, nga vet natyra e tyre e kanë të vështire të huazojne stilie feminile, femrat  nga ana tjetër e kanë shumë të thjeshtë. Ato e përshtasin shumë mirë dhe pa e humbur  delikatesën.
Me pëlqen shumë ky stil, ndoshta dhe më shumë se ‘boyfriend style’.  Me papion dhe jelek ndoshta dukem më shumë si garçon francez se si gentleman anglez.

Tuesday, April 30, 2013

Cycling

Të djelën mbasdite dolëm shëtitje me bicikletë, nëpër rrugët e Tiranës. Duket e frikshme dhe po mos të ishte për trotuarët, që ndajnë rrugët do ishte kthyer në një sipërmarje të pa mundur . Me zemer të ngrirë dhe e mbuluar në djersë nga frika ja dola të mos më shtypnin dhe të mos shtypja asnjë kalimtar të pakujdesshëm, që tregohej indiferent ndaj ziles së bicikletës.
Për të qënë rehat vesha jeans nga koka te këmbët dhe një tocco alla Jona, si thone italjont, shtova kapelen. Fotografitë dolën aq keq sa s’mund të mos i modifikoja. Mendova të dukeshin si të vjetra duke qënë se bicikleta është kthyer në ‘vintage’ kohët e sotme.

Saturday, April 27, 2013

Lule everywhere

Floral print ёshtё  njё nga printet e mia tё preferuar dhe qё do ti vesh gjithmon (pavarsisth trendeve).
Mezi e prita pranverёn pёr tё vёshur tё gjithё arsenalin e veshjeve me printe me lule.
Nuk humba rastin dhe e kombinova fustanin me loafers e reja.  Dhe pёr ta mbyllur, njё xhakete jeans ёshtё gjithmon e kombinueshme me lulet .

Tuesday, April 9, 2013

Riciklim #5

Nuk po filloj tё flas pёrsёri pёr pasionin tim tё madh tё riciklimit tё veshjeve. Mё poshtё ёshtё transformimi i njё jake kёmishe, e cila nuk pёrdorej mё. Mendoj qё edhe pse i fshehur, trendi i jakave ka qёnё gjithmonё prezent nё veshje tё caktuara.
Disa kopsa\pulla tё grumbulluara nё vite dhe njё jakё e ҫfardoshme japin njё produkt final tё vecantё dhe tё personalizuar.

Tuesday, March 26, 2013

I love polka dots


Pak me vonesë, por siç thotë populli 'më mirë vonë se kurrë'.
Kjo vlen dhe për mua, që po postoj shumë pak dhe për diellin, që nuk po kujtohet të dali.
E shumë dëshirueshmja, e shumë pritura e dielë më në fundë erdhi bashkë me një copëz diell.
Fundin e veshur edhe këtu mendova ta kombinoja me ngjyrën blu, për ta vënë më në pah. Pak bezhë/nude/fango nuk është asnjëherë e tepërt...për mendimin tim.

Monday, March 25, 2013

Unë jam një BLOGGER shqiptare!

Ky është titulli i rubrikës përgatitur nga Niko Komani në gazetën "Paloma".
Intervista ime e parë në gazetë ku tregoj eksperiencën time si blogger.
U gëzova kur me kontaktuan, por gjithashtu ndjeva shume përgjegjësi për përgjigjet që do jepja.
Më poshte është e gjithë intervista e plotë.

Wednesday, March 13, 2013

E djela e fundit


Mbas tre muajsh, rrugetimit tim  ne Rome i erdhi fundi. Tre muaj te bukur, te gjate, te shkurter, te lodhshem, interesant dhe aspak te merzitshem, tre muaj qe do i mbaj mend gjate. Tre muaj ne te cilet mesova shume dhe pashe akoma me shume.
E djela e javes se kaluar ishte e djela ime e fundit ne Rome. Vizitova shume vende dhe ngelen edhe shume te tjera per tu vizituar, por me te rendesishmet arrita ti shikoja. 
E djela u dedikua teresisht per Panteonin, kete vend kaq misterioz dhe te pakuptueshem, per te cilin ende nuk dihet qellimi i ndertimit.

Sunday, February 10, 2013

Raggio di sole


 Sa shume i kisha kerkuar dhe deshiruar keto rreze dielli. Perfundimisht pranvera eshte stina ime e preferuar. Mezi po pres te iki dimri e me ne fund te shijoj rrezet e ngrohat te diellit dhe ngjyrat. 
Sot vendosa te shoqeroja diellin me fustanin e verdhe dhe sigurisht getat dantelle, qe mezi pres rastin per ti veshur. Sigurisht qe u pendova shume sepse u plevitosaaaa.
 I dashuroj kaq shume callmat/turban sa nuk mund te ri pa to edhe ne dimer.
Ju uroj nje jave me diell :)

Wednesday, January 30, 2013

Musei Vaticani

Per here te trete dhe prape mendoj qe Vatikani eshte i pafund. Sa shume ka per te pare dhe vizituar dhe sa pake jane keto ne krahasim me gjithe pasurite dhe pronat qe zoteron Vatikani.
Musei Vaticani eshte ne numer shumes se eshte nje grupim i muzeve galerive dhe koleksioneve (te pa fundme )
Nuk po zgjatem shume se ne Google ka pa fund inofrmacion.

Friday, January 18, 2013

Vaticano

Si per inatin tone, cdo te djele ose eshte koha e vrenjtur ose bie shi. Asnje fotografi me diell te bere ne Rome, si me qene ne Londer :P
Nejseeee..
Me ne fund te na Vatikan, shtetin me te vogel dhe me te pasur ne bote. Qe ta pershkruaj perjetimin, nuk i gjej dot fjalet e duhura. Di vetem te them qe u mrekullova, ashtu si po mrekullohem me cdo gje qe shikoj ne Rome.

Sunday, January 6, 2013

Colorful along Tirreno

Dite e ngrohte e me shume diell dhe buze detit. Nuk ka arratisje me te mire nga zhurma, levizjet dhe mbytja qe krijon vetvetiu qyteti.
Lido di Ostia eshte nje province e vogel e Romes, por shume e bukur, e qete dhe qe laget nga deti Tirren, me vila qindra vjecare, por qe duken sikur jane ndertuar dje.