Friday, November 23, 2012

Orange phone booth


Idea e ketyre fotografive ishte hapja e nje teme qe me iriton shume. Sepse te berit foto neper Tirane ose ne ndonje vend te percaktuar ose "mainstream" te Tiranes eshte shume katunareske, thone ATA. 
Pse cfare te keqe ka te berit fotgrafi ku te doje kokra e qefit? Pse te berit fotografi me nje aparat profsional shihet si art dhe te berit fotografi me nje parat modest digital eshte veprim katunaresk?
Domethene te gjithe qytetaret e Evropes, Amerikes se Veriut, Amerikes se Jugut, Azise, Australise, Afrikes qe bejne fotografi e per me teper me aparat digital joprofesional qenkan katunare???
Lum si keta qytetaret tane!

Sunday, November 18, 2012

Fallish

Shetitjet nga liqeni jane te perjavshme, perjashtojme rastet kur zevendesohen nga ato buze detit. 
Koha e ngrohte ne vjeshte eshte pjesa me e bukur e viti. Mund te shijosh lehtesisht natyren me ngjyrat e pafundme te vjeshtes dhe pa qene nevoja te plevitosesh :P
Mendova te vishja kete fundin, qe eshte i ri ne garderobe/dollap, ngjyren e te cilit nuk e emertoj dot sakte :/. Bezha ose mjalti ose lajthia i pershtaten me se miri (sipas mendimit tim) dhe per ta thyer mendova blu ose dhe jeshile.

Monday, November 12, 2012

Riciklim #4

E kam thene shume shpesh e do vazhdoj ta them gjithmon se sa me pelqen riciklimi. Me duket si zgjidhja me e shpejte per cdo gje qe nevojitet.

Tuesday, November 6, 2012

Me lule ne Kruje

Vizitat historike vazhdojne. Me shaka i quaj vizita ne kuader te 100 vjetorit te pavarsise. Me qe edhe motin e kishim ne anen tone menduam te shkojme ne Kruje. Krahas Pazarit te vjeter dhe kalase se Skenderbeut, qe jane shume karakteristike dhe shume te vecanta, ajo qe me beri me shume pershtypje dhe qe e shijova pa mase ishte Teqeja e Sarisalltikut. Teqeja ndodhej ne majen e malit. Po po ne maje fare, aty ku edhe perfundonte rruga. Ishte e ndertuar brenda nje guve ne mal, shume madheshtore (jo nga permasat por nga ndjesia qe te krijonte) dhe shume e mrekullueshme.

Friday, November 2, 2012

Prekaz, Skenderaj

Prekazi ishte ndalesa e radhes dhe ajo me e rendesishmja. Eshte fashati ku jetuan dhe luftuan familja Jashari. Nuk mund ta pershkruaj gjendjen emocionale qe perjetova gjate gjithe kohes qe ndejta aty. Di vetem te them qe duhet vizituar patjeter. Eshte nder te paktit (per mos te thene i vetmi) simbole te gjalle te luftes se Kosoves.
Video ne fund eshte intervista e Besarta Jasharit, e vetmja e mbijetuar gjate betejes se fundit dhe shkaterimtare e familjes Jashari.