Wednesday, May 16, 2012

Guy de Maupassant


Guy de Maupassant (05.08.1850-06.07.1893)
Luftetar i paperkulur i se vertetes ne art, i ngritur ne qiell nga pasuesit e shumte, Maupassant krijoi nje veper qe shkelqen perhere e me teper me nje gjalleri e force magjepsese artistike, e pa prekur nga ndryshku i kohes dhe nga denigrimet qe nuk kane munguar.




Per Maupassant, qe eshte realisti me i madh francez, objekt studimi eshte vete jeta, eshte pikerisht ajo dhe vetem ajo qe pasqyrohet dhe analizohet. Ai arriti ta shikonte njeriun dhe mjedisin ku jetonte, karakterin dhe rrethanat qe e kushtezonin ate, ne raportet dhe lidhjet e tyre te verteta. Ne prozen e Maupassant zene nje vend te dukshem proceset e koklavitura njerezore, te cilat ai arrin ti tipizoje duke u mbeshtetur ne nje studim analitik qe i ben natyres shoqerore te mendimit, te ndjenjave, te krejt individualitetit te njeriut. 
Fshatare e ushtare, zyrtare te gozhduar pas tavolines dhe te kredhur ne nje burokraci te pafund, perfaqasues te bohemieneve borgjeze, pronar pasurishe te patundshme, fisnike te vegjel provincial dhe fshatare te pasur e te pameshirshem, mikroborgjez kokeforte qe llogarisin cdo kacidhe dhe kete e quajne virtyt, pronare resorantesh, padrone e prostituta shtepish publike, funksionare te medhenje te finances dhe llogaritare te humbur, gazetare e famulltare fshati, marinare e murgesha, tregetare te vegjel e mjeke; dashuri te larta apo dhe meskine, luftra te egra per interesa te ndryshme, shperberje parimesh familjare, degjenerim ndjenjash, shfaqe te patriotizmit popullor dhe te tradhetise borgjeze, pra e verteta lakuriqe e botes borgjeze, paraqitet ne veprat e Maupassant ne gjithe dialektin e kontradiktave te tyre te verteta e tipike. Ai shikonte ne luftene interesave materiale burimin dhe shkakun e te gjithave veprimeve njerezore.




Romani "Bel Ami" (1885) u perkthye shume shpejt ne gjuhe te ndryshme dhe i dha Maupassant nje fame boterore.

No comments:

Post a Comment