Monday, December 31, 2012

Spirito (ritardino) Natalizio

Ne shetitjet "turistike" nuk mund te mungonin qendrat tregetare :) dhe vemendja e vecante, qe ato i kushtojne dekorit. Aty ndihet plotesisht ngrohtesia e festave, dritat zbukurimet dhuratat.

Wednesday, December 26, 2012

Ponte Sisto

Ponte Sisto eshte nje nga te shumtat ura mbi lumin Tiber, qe lidh zonen Trastevere me pjesen tjeter te Romes. Dita ngjyre gri dhe koha shume e ngrohte me frymezuan te beja nje nderthurje ngjyrash edhe ne veshje.
Bluza me jaka dhe getat dantelle, qe i adhuroj, nuk mund te theksoheshin me mire se sa me nje fund stof jeshil, qe edhe kete e adhuroj :P

Sunday, December 23, 2012

Villa Borghese

Villa Borghese eshte nje nga parqet me te mrekullueshem qe une kam pare (deri tani).
Siperfaqe shume e madhe, dhe kerkon nje dite te tere dhe prap nuk arin ta shofesh te gjithen.
E gjithe siperfaqja e parkut ka qene oborri i viles se familjes Borghese. 
Duhet te kene mbajtur harte me vete per te gjetur shtepine keta "Borghese-et" se aq i madh sa ishte rrezik ngateronin rrugen :P

Saturday, December 15, 2012

Saturday, December 8, 2012

First Christmas Present

Dhurata ime e pare per keto festa ishte nje batanije, qe motra ime e kishte bere me dockat e saja.
Ne te vertet ajo eshte bashkimi i dy batanijeve (por kjo eshte sekret).
E gjeta mbi krevat kur u ktheva mbas dy ditesh mungese. E duke qene se sdo i kaloj festat ne shtepi, dhuraten e mora me perpara :DDDD

Wednesday, December 5, 2012

The Barber of Seville

Pata fatin, qe ne qytetin e Fierit te ndiqa nje trupe italiane qe performuan "Berberi i Seviljes".
Nuk vlen qe te zgjatem duke treguar permbajtjen, se ate e tregon vete fame e operas.
Kalova nje kohe te jashtezakonshme.
Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte mos respektimi i kodit te veshjes, qe ndodh pothuajse ne cdo lloj evenimenti ne Shqiperi

Sunday, December 2, 2012

Rustika

Nuk mund te them shume. Vendi dhe natyra me lane pa fjale.
Nje gjelberim si pranveror dhe nje restorant shume i ngrohte dhe e shijshem.
Vendodhja eshte ne fshatin Cakran te Fierit.

Friday, November 23, 2012

Orange phone booth


Idea e ketyre fotografive ishte hapja e nje teme qe me iriton shume. Sepse te berit foto neper Tirane ose ne ndonje vend te percaktuar ose "mainstream" te Tiranes eshte shume katunareske, thone ATA. 
Pse cfare te keqe ka te berit fotgrafi ku te doje kokra e qefit? Pse te berit fotografi me nje aparat profsional shihet si art dhe te berit fotografi me nje parat modest digital eshte veprim katunaresk?
Domethene te gjithe qytetaret e Evropes, Amerikes se Veriut, Amerikes se Jugut, Azise, Australise, Afrikes qe bejne fotografi e per me teper me aparat digital joprofesional qenkan katunare???
Lum si keta qytetaret tane!

Sunday, November 18, 2012

Fallish

Shetitjet nga liqeni jane te perjavshme, perjashtojme rastet kur zevendesohen nga ato buze detit. 
Koha e ngrohte ne vjeshte eshte pjesa me e bukur e viti. Mund te shijosh lehtesisht natyren me ngjyrat e pafundme te vjeshtes dhe pa qene nevoja te plevitosesh :P
Mendova te vishja kete fundin, qe eshte i ri ne garderobe/dollap, ngjyren e te cilit nuk e emertoj dot sakte :/. Bezha ose mjalti ose lajthia i pershtaten me se miri (sipas mendimit tim) dhe per ta thyer mendova blu ose dhe jeshile.

Monday, November 12, 2012

Riciklim #4

E kam thene shume shpesh e do vazhdoj ta them gjithmon se sa me pelqen riciklimi. Me duket si zgjidhja me e shpejte per cdo gje qe nevojitet.

Tuesday, November 6, 2012

Me lule ne Kruje

Vizitat historike vazhdojne. Me shaka i quaj vizita ne kuader te 100 vjetorit te pavarsise. Me qe edhe motin e kishim ne anen tone menduam te shkojme ne Kruje. Krahas Pazarit te vjeter dhe kalase se Skenderbeut, qe jane shume karakteristike dhe shume te vecanta, ajo qe me beri me shume pershtypje dhe qe e shijova pa mase ishte Teqeja e Sarisalltikut. Teqeja ndodhej ne majen e malit. Po po ne maje fare, aty ku edhe perfundonte rruga. Ishte e ndertuar brenda nje guve ne mal, shume madheshtore (jo nga permasat por nga ndjesia qe te krijonte) dhe shume e mrekullueshme.

Friday, November 2, 2012

Prekaz, Skenderaj

Prekazi ishte ndalesa e radhes dhe ajo me e rendesishmja. Eshte fashati ku jetuan dhe luftuan familja Jashari. Nuk mund ta pershkruaj gjendjen emocionale qe perjetova gjate gjithe kohes qe ndejta aty. Di vetem te them qe duhet vizituar patjeter. Eshte nder te paktit (per mos te thene i vetmi) simbole te gjalle te luftes se Kosoves.
Video ne fund eshte intervista e Besarta Jasharit, e vetmja e mbijetuar gjate betejes se fundit dhe shkaterimtare e familjes Jashari.

Wednesday, October 31, 2012

Prishtine

Gjate udhetimit ne Kosove vizituam dhe kryeqytetin, Prishtinen. Simboli i Pavarsise, New Born, i vendosur afer qendres se qytetit, ishte i mbushur me mijra emra te njerezve qe kishin qene aty.

Monday, October 29, 2012

Prizren

Fundjaven e kalova ne Kosove. Intenerari ishte jo shume i gjate por i larmishem. Filluam me Prizerenin me qe e kemi edhe afer kufirit. Po, e dinim qe do binte shi por nuk e shtyme. Dhe jo shi qe ra, por nuk pushoi nje minute deri sa arritem ne Prizeren  se pastaj natyra na ndihmoi :D

Thursday, October 25, 2012

My turban experience

 Shamite ne koke ose turban (çallmë) kane qene 'my summer love'. I kam pelqyer shume dhe i kam perdorur shume :)

Sunday, October 21, 2012

Dea's birthday

Te shtunen ishte ditelindja e mbeses time. Dea mbushi 6 vjec. I bera dhurate nje ore muri me Winnie the Pooh, per dhomen e saj te re. Une vesha nje fustan bezhe me konture te zinj. E vecnta e veshjes ishin getat e zeza dantelle, qe mezi po prisja per t'i veshur. Per te bere pak kontrast kepucet i vesha ngjyre balte ose bezhe (nuk e percaktoj dot drejt kete ngjyre).

Saturday, October 20, 2012

Change is good

Ndryshimet jane te nevojshme nje here ne kaq kohe qe mos te te kapi rutina e gjerat te duken te merzitshme. Kesaj here pjese e ndryshimeve te mia ishin syzat. Kisha rreth 13 vjet qe i mbaja e me ne fund i hoqa. Nuk me ishin merzitur jo, po ishin bere te bezdisshme dhe varesha nga ato per cdo gje (ato qe mbajne syza me kuptojne). Per tu ambjentuar me driten e diellit dhe meqe ishte kohe e bukur shijova nje shetitje me mamin dhe motren nga liqeni :)

Saturday, October 6, 2012

Harroje dashurine

"Harroje dashurine" eshte nje komedi e vene ne skene ditet e fundit ne Teatrin Kombetar te Komedise. Aktoret kishin bere nje pune te shkelqyer dhe shfaqa ishte shume komike. Nuk jam eksperte ne fushen e artit, por u largova me nje shije te mire dhe kujtim te bukur.

Saturday, September 29, 2012

Ditelindja e Amit


Ami eshte nje vogelushe bukuroshe, qe festoi ditelindjen e saj te pare. Une pata privilegjin te isha e ftuar ne kete ditelindje te vecante. Zgjodha te vishja fustanin ngjyre verde marino (nuk tingellon bukur jeshile deti), i cili ligjerisht eshte i motres :P. Shtatori po na ben "nder" me kete vpen, se mund te veshim akoma sandale. Me pelqejne kontrastet e ngjyrave prandaj zgjodha sandale blu per te shoqeruar fustanin. Vete fustani ka nje detaj "te florinjte" dhe aksesoret i zgjodha te kesaj ngjyre :)

Tuesday, September 25, 2012

Boyfriend style


Adhuroj menyren femerore te te veshurit, por ndonjehere me pelqen te dal nga kornizat duke veshur boyfriend clothes. Ne fakt veshjet jane te miat, por te kombinuara ne menyre "djaloshare". 

Monday, September 24, 2012

day and night

Dita shkalleve te Politeknikut (outfit komod per paradite, shpesh te fresketa shpesh te nxehta)


 
Nata te Tirana Rock (pantallona lekure, qe nuk duken :(, per t'i bere sa me te thjeshta i kombinova me bluzen e bardhe)


Friday, September 21, 2012

Fjongo

Pas shume mundimesh, me ne fund ja dola t'i beja floket fjongo :). Dukesha pak a shume si Miney. Fustani i zi eshte nder te preferuarit e mi dhe i vetmi me ngjyre te zeze (edhe pse jo plotesisht) ne gardeoben time.

Fotot me shume dashuri nga Xhesika Gjinopulli :)

Wednesday, September 19, 2012

Hiking (part 2)

Kur je ne fshat, ajo qe ndodh me shpesh eshte te hash pafund shume. Cdo gje eshte e gatuar ne shtepi, qe nga buka e deri te zogjte e pjekur ne saç.
Por cka ndodh me shpesh jane dhe shetitjet e stergjata neper ara, korije e fusha. Pishat e rritura e te gjelberuara kishin formuar nje pyll, tek i cili veshtire te depertoje. Perjeton nje ndjesi qetesie qe vetem natyra ta dhuron.

Tuesday, September 18, 2012

Xhaketa e kuqe

Kishte shume kohe ne dollap dhe ishte veshur pothuajse fare. Eshte zgjidhja me e mire per mua, per kete vjeshte. Thane qe ngjyra e kuqe eshte ngjyra "in" e ketsaj vjeshte. Si thote edhe Aulona e kuqa nuk iken ndonjehere nga moda :)

P.S. Fotot te shkrepura me shume dashuri nga Xhesika Gjinopulli

Sadovice (part 1)

Sadovica eshte fshati ku ka lindur dhe eshte rritur gjyshi im. Ndodhet poshte malit Shpirag. Shkoj shpesh atje. Qe e vogel, babi me conte gjithmone dhe tani kerkoj te shkoj atje me shume deshire. Kushurinjte e babit, qe jetojne ende atje, mezi na presin dhe perpiqen te na kenaqin sa me shume.  Eshte nje fshat i gjelbert dhe i begate. Legjendat thone se aty fshihet "Kutia e mendjes".

Wednesday, September 12, 2012

Monday, September 10, 2012

Ne te treja :D

Me nje vlonjate ne Durres. Ky duhet te ishte ne fakt titulli. Duket si titull romani :P, tha Arbina, kushurira ime qe eshte nga Vlora.
Me ne fund u mblodhem njehere ne Durres. Gjithmone ne Vlore, ose Tirane, ose Berat, ose Kucove, ose kudoqofte. Asnjehere ne Durres. Ah po, kaluam shuuuuume mire :D

Monday, September 3, 2012

Fall wishlist


Kam bere nje liste per gjerat qe do me duhesh per vjeshte (ndoshta dhe dimer). Nuk e di se sa do mund ta realizoj te gjithen po shpresa vdes gjithmon e fundit. "Shkurtimisht" me poshte ilustrohen idete e mija per veshjet e vjeshtes :D

Tuesday, August 28, 2012

Summer nights

Ne shumicen e rasteve nuk me ndodhet nje aparat fotografik. Here te tjera fotografite dalin shume keq. Heret e pakta kur mund te bej fotografi gjithmon haroj te bej :P. Mbasditet dhe nete e kesaj vere kaluan shume bukur dhe me shume vape. Pres me padurime netet e gjata te dimrit prane nje filxhani te madh me caj ose nje cokollate super te nxehte.

Sunday, August 26, 2012

Summer days



Veres pak nga pak i erdhi fundi. Nje pjese te mire te saj (per mos te thene te gjithen) e kalova ne bregdet. Shpresoj qe vjeshten ta filloj me nje shetitje ne mal, ne fshatin e origjines se gjyshit. Deri atehere po shijoj edhe disa dite te nxehta buze detit :)


Monday, August 6, 2012

Maxi Lemons


Ky fustan ka histori shume te shkurter. Eshte blere para shuuuume vitesh dhe nuk eshte perdorur thuajse fare. E gjej nje dite neper dollapet e mamit dhe sigurisht qe e pervetesova :P. Disa rroba duhen mbajtur ne dollap (edhe pse zene vend).

Friday, July 20, 2012

Riciklim #2


Ne qofte se nje pale jeans te vjetra (ose te reja) nuk ju pelqejne me, mos i hidhni. Pa shpenzuar leke dhe ne fare pak kohe ato mund t'i shnderoni dhe t'i perdorni perseri. Me pelqen shume dantella dhe mendova ta perdor si detaj per te ndryshuar jeans-et e vjetra. Por mund te perdoret cfare do cope tjeter qe do ishte e kendeshme. Ja hapat qe ndoqa une (me sakte mami se ajo beri realizimin) :DD

Monday, July 16, 2012

Valbone


U be kohe pa shkruar :P. Kalova nje jave shume te vecante ne Luginen e Valbones. Isha ne nje Youth Exchange qe u organizua aty. Mes malesh, mes pyjesh, buze lumit te akullt te Valbones dhe ne shoqeri te jashtezakonshme. Ishte nje eksperience shume e vlefshme. Nder te tjera provova shume ushqime tipike te zones dhe mesova Vallen e Kuksit :D

Friday, June 29, 2012

Pala korenti

Gjysem finalen e dyte te Kampionatit Europian vendosa te shihja me tim ate. Une nuk bej tifo per ndonje skuader po me pelqen qe here pas here te ndjek ndonje ndeshje te forte, sic ishte e djeshmja. Im ate bente tifo per Italine dhe mendova ta mbeshtesja. Ndeshja ishte shume e bukur dhe e mbushur me emocione. Italianet bene loje shume te bukur dhe e meritonin fitoren. Duke u kthyer per ne shtepi mendova te beja disa foto te veshjes. Fundi i kuq me polka dots dhe pala korenti me pelqen aq shume dhe i pershtatet me se miri menyres sime te te veshurit.

Sunday, June 24, 2012

Ciao da Pesaro!


Per afer nje muaj u riktheva perseri ne Itali. Kete here mora pjese ne nje youth exchange ne Pesaro, Marche. Pervec te rinjve shqiptare, pjestaret e tjere ishin te rinje nga Italia, Serbia, Rumania dhe Turqia. Tema e kesaj PBA ishte "Green ideas for youth projects", ne fund te se ciles u krijuan disa projekt-ide per te cilat do aplikohet me qellim realizimin e tyre. Me kishte mare malli per aktivitete te tilla dhe kalova nje jave te mrekullueshme e shume aktive me njerez te jashtezakonshem :)

Saturday, June 9, 2012

Venezia

Gjate udhetimit ne Itali pata mundesine (e mrekullueshme) te vizitoj Venecian. Ishte woooow!!
Gjate gjithe shetitjes te stergjate me vinin ne mendje copeza filmash te realizuar atje. Arkitektura, maskat, kostumet, urat e pafundme dhe restorantet super te shtrenjte ishin mahnites. Kalova nje dite qe do ta mbaj mend gjate :)

Friday, June 1, 2012

Viva l'Italia!!

Dhurata e prinderve per diplomimin ishte nje udhetim ne Itali :D
Per mua eshte dhurata me e bukur ne bote, duke qene se shkoja per here te pare.
Eshte emocion krejtesisht tjeter te thithesh ajer italian :P

Friday, May 25, 2012

Riciklim #1


Me pelqen shume te ricikloj. Me duket menyre shume ekonomike per ti riperdorur gjerat. I jep atyre nje stil me personal, duke i bere edhe me funksionale.
Me poshte do tregoj se si i kam kthyer dy cilindra kartoni, ne nje mbajtese byrzylykesh. Shpresoj te jete interesante :)

Wednesday, May 16, 2012

Guy de Maupassant


Guy de Maupassant (05.08.1850-06.07.1893)
Luftetar i paperkulur i se vertetes ne art, i ngritur ne qiell nga pasuesit e shumte, Maupassant krijoi nje veper qe shkelqen perhere e me teper me nje gjalleri e force magjepsese artistike, e pa prekur nga ndryshku i kohes dhe nga denigrimet qe nuk kane munguar.

Tuesday, May 15, 2012

rock and hot



Te vishesh "rock" nuk do te thote conversa, kafka dhe percina. Ngjyra e zeze eshte e lehte kombinueshme pothuajse me cdo ngjyre tjeter. Po te bashkojme nje fund lekure me kepuce te larta me detaje percinash dhe ti shtojme nje bluze, nje cante dhe geta te cdo ngjyre do te perfitonim nje outfit rock por dhe shume femeror :)

Ngjyra Vs. Shiu

Kaluam nga palltot te T-shirt dhe tani te xhaketat. Por nuk kemi pse kthehemi te grija perseri. Sfida me e bukur do ishte me shume ngjyra. Mua me pelqejne shume ngjyrat dhe perpiqem ti kombinoj ato sa me kendshem. Shpresoj qe ky outfit t'ju pelqej dhe t'ju ndihmoj ndo pak :)