Wednesday, August 13, 2014

Pala pala

Vapës së padurueshme mund t'i mbijetoj me pak rroba veshur :P, buzë detit, ose duke bërë shopping.
Kanatjerja dhe pantallonat me lule jane dhurata nga njerez të ndryshëm e mua më pëlqyen shumë të kombinuara bashkë.
Tani me flokët e shkurtër, era nuk është asnjëherë në favorin tim :(

Saturday, August 2, 2014

White and fuchsia

Pushimet e mia i ndava në dy pjesë, gjysëm në korrik dhe gjysëm në gusht.
Ato të korrikut nuk u panë ku shkuan, mbaruan shumë shpejt :(
Edhe këtë vit nuk e braktisa mëmëdheun. Përkatësisht Dhërmiun dhe Vlorën.
Fotografitë dhe postimet e tjera në vazhdim do jenë nga pushimet.
Looking forward  për pjesën e dytë.

Sunday, July 27, 2014

The perks of having the birthday in summer

Në 13 korik ishte ditelindja ime e 25-të.
E fotografitë më ranë në dorë pak ditë më parë.
Ishte një nga ditëlindjet më të bukura ever :D
Zgjodha plazhin e Spillesë në Kavajë, një nga vendet e mia të preferuar, për të kaluar ditën.
Aty ku ndërthuren shumë bukur plazhi me pyllin, ne patëm kënaqësinë të shijonim drekën nën hijen e pishave.

Saturday, July 26, 2014

Caramelized


Me shumë punë, shumë provime e shumë pak pushime arrita të bëhesha pak çokollatë.
Birkenstock përveç se janë must i kësaj vere, janë shumë praktike dhe të rehatshme. Vishen me gjithçka dhe kudo.
Fustani me frutull shumë femëror, me ngjyrën e tij të zbehtë, nxjer ne pah nxirjen e shumë dëshiruar të plazhit.
Tanning - Loading :P

Monday, June 23, 2014

Engagement

Fustani i mamit godet sërish!
Kësaj here nuk ka shumë vite që është blerë, ndoshta 10-13 vite. Më ka pëlqyer gjithmonë dhe ka disa kohë që mami ma ka falur, po nuk e kisha gjetur akoma momentin e duhur për ta veshur. Vendosa ta vishja te festa e fejesës së kushuririt. Preferoj më shumë ngjyrat e celura e të hapura ne kështu festash.
Ndërsa sandalet janë shumë të larta dhe i vesh shumë rralle, pothuajse gjithmon nëpër festa në verë. Kam vetëm këto kaq të larta dhe 'per raste', sepse 'rastet' tani janë aq të rralla sa është e kotë te shpenzosh shumë per dicka që e vesh 3-4 herë në vit.

Monday, June 9, 2014

White on white

I dua shumë kontrastet e forta të ngjyrave.
 Mendova të eksperimentoj në një kombinim monokrom dhe zgjodha të bardhën si më pak të rezikshmen.
Midis varses dhe sandaleve ngjyrat janë shumë të ndryshme, e megjithatë mua më pëlqen shumë ti vesh bashkë. Çanta është new entry, kështu që për disa kohë nuk do hiqet nga dora :P
Ndërsa ripi ishte ide e minutës së fundit, ma kapi syri kur po mbyllja dollapin. Më pëlqeu ndarja që i ben këmishës nga fundi, duket sikur i evidenton më shumë.

Wednesday, June 4, 2014

Big Ben on my skirt

Fundi ishte dashuri me shikim të parë. Eshtë deri te gjuri, mbas trupit dhe me një print fantastik të Londrës. Pra i permbushte të gjitha kushtet për të qënë trend i kohës. Por dashuria e madhe që ndjeva për të më bëri ta blija pa e menduar gjatë.

Zgjedhjen e vëndit për të bërë fotografitë e bëri motra ime.
Pothuajse të gjitha fotografitë shkrepen nga ajo, "detyra" më e re e saj është edhe gjetja e vendit.